Mizon Cicaluronic Nonnano Sunblock, ky krem mbrojtës është formuluar për të siguruar mbrojtje të fuqishme ndaj rrezeve të diellit (UVA dhe UVB), duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimit të lëkurës dhe plakjes së sajKy produkt ofron një ndjesi të rehatshme dhe hidratuese për lëkurën tuaj, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyeshme për kujdesin e saj. MIZON është i njohur për inovacionin në kujdesin e lëkurës, dhe ky krem përmban formulën e patentuar Cicaluronic  Complex ™, një kombinim i acidit hyaluronic dhe ekstrakteve të bimës Centella asiatica. Ky kompleks ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke e lënë atë më të butë dhe më të hidratuar. Nga ana tjetër, falë me ekstrakte natyrale bimore (si ekstrakti i gjetheve të aloe), ky krem ka efekt qetësues në lëkurë si edhe parandalon dëmtimin e lëkurës që mund të shkaktohet nga rrezatimi diellor. Konsistenca e tij non-nano vjen e lehtë, dhe duke e përhapur mirë me duar nuk arrin të dallohet asnjë njollë e bardhë nga filtrat fizik. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që ky krem ka një aromë shumë të këndshme dhe të freskët! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.

*50ml

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

Cicaluronic  Complex ™ (acid hyaluronic, ekstrakte cikatriceale), centella asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Cyclopentasiloxane, Water, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Butylene Glycol, Ethylhexyl Salicylate, Polymethylsilsesquioxane, Zinc Oxide (CI 77947), Lauryl PEG/PPG-18/18 Methicone, Titanium Dioxide (CI 77891), C12-15 Alkyl Benzoate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Disteardimonium Hectorite, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, C30-45 Alkyl Cetearyl Dimethicone Crosspolymer, Magnesium Sulfate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Isoamyl p-Methoxycinnamate, Glucose, Chlorella Vulgaris Extract, Aluminum Hydroxide, Fragrance (Parfum), Stearic Acid, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Fructose, Fructooligosaccharides, Dimethicone, Silica Dimethyl Silylate, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Glycerin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Water, Borago Officinalis Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower/Leaf Extract, Salvia Sclarea (Clary) Extract, Propanediol, Hyacinthus Orientalis (Hyacinth) Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Centella Asiatica Extract, Bambusa Arundinacea Stem Extract, Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Benzyl Glycol, Sodium Benzoate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Sorbate, Hyaluronic Acid

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Cicaluronic™️ Nonnano Sunblock SPF50+ PA++++

2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI