Village 11 Factory Relax Day Foot Peeling Mask, kjo maskë peeling (eksfoliuese) heq lëkurën e ashpër në thembrat tuaja, qelizat e vdekura dhe përshpejton metabolizmin e qelizave duke siguruar këmbë të mëndafshta me një aplikim. Formuluar me ekstrakte të ndryshme bimore që ofrojnë veti të fuqishme hidratuese dhe rigjeneruese që zbutin këmbët tuaja, ndërsa acidi salicilik dhe alfa-antioksidantët nga frutat ofrojnë fuqi të lartë eksfolimi në një mënyrë natyrale dhe efektive. Nga ana tjetër, formulimi me Harpagofito ose i njohur edhe si Kthetra e Djallit, një bimë shumë e veçantë e aftë për të mbijetuar në vende të thata dhe me veti të rëndësishme mjekësore dhe hidratuese, ofron një efekt të këndshëm energjik që rigjallëron këmbët e lodhura dhe lëndë ushqyese natyrale që riparojnë dhe hidratojnë thellë për t'i lënë këmbët tuaja të riparuara, të buta, të lëmuara dhe të shëndetshme. Ndërsa, përmbajtja me nenexhik dhe ekstart të pemës së çajit sigurojnë një efekt freskues dhe fuqi të madhe antiseptike. Kjo maskë përfshin dy çorape që lejojnë përbërësit aktivë të depërtojnë shpejt dhe thellë, duke ofruar një zgjidhje komode dhe efektive për t'i mbajtur këmbët tuaja të buta dhe të bukura.

Këto maska rekomandohen të përdoren nga ata këta persona që:
- kanë kallo të ashpra;
- e ndjejnë lëkurën e këmbës shumë të thatë;
- duan të tregojnë kujdes të këmbëve në kushte shtëpie;
- kanë djersitje të shpeshtë dhe aromë të pakëndshme;
- kanë themrat e çara dhe plasaritura;
-duan trajtim pedikyr në kushte shtëpie;

Formula e tij është patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*17g

Pasi të keni larë këmbët tuaja, vendosni qeset përkatëse dhe më pas lidhini. Mbajini ato për rreth 60-90 minuta. Hiqni qeset, dhe shpëlani këmbët me ujë të vakat.

Përbërësit "magjik"

acidi salicilik, alfa-antioksidantët, Kthetra e Djallit, nenexhik dhe ekstart të pemës së çajit

Lista e plotë e përbërësve

Modified Alcohol, Purified Water (Contains 100ppm Carbonated Water), Lactic Acid, Isopropyl Alcohol, Urea, Glycolic Acid, Propylene Glycol, Devil's Claw Root Extract, Peppermint Leaf Extract, Betaine, Alantoin, Sodium Citrate, Hydroxyethyl Cellulose, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Salicylic Acid, Tocopheryl Acetate, Menthol, Disodium Edta Fragrance, Alpha-Iso Methyl Ionone, Benzyl Salicylate, Hydroxycitronelal

VILLAGE 11 FACTORY është marka më e re e koleksionit “Koral Secrets”. Paketimi dhe marketingu i markës përdorin konceptin e një shkencëtari të çuditshëm për të përcjellë qasjen e tij argëtuese por të thelluar për zhvillimin e zgjidhjeve për kujdesin e lëkurës. VILLAGE 11 FACTORY mori çmimin Hi-Seoul për produktet e saj novatore, 100% të bëra në Kore.

 

VILLAGE 11 FACTORY Relax Day Foot Peeling

700 ALL 1,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI