Mizon Pore Refine Deep Cleansing Foam është zgjedhja e duhur për të trajtuar problemet si: poret e zgjeruara, sebumin e tepërt dhe aknet. Formulimi i tij unik përmban kaolinë dhe qymyr, kombinim i cili ndihmon në shpërndarjen e sebumit të tepërt dhe papastërtive, duke parandaluar bllokimin e porëve dhe luftimin kundër aknet. Në momentin e aplikimit në lëkurë, do të përjetoni një ndjesi tërheqëse dhe të ftohtë, dhe kjo për shkak të përmbajtjes me nenexhik. Përveç kësaj, efekti masazhues i këtij larësi ndihmon në përmirësimin e cirkulacionit të gjakut dhe në zvogëlimin e tensionit të lëkurës. Kjo e bën lëkurën të ndjehet e freskët dhe të rinovuar. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën.

*120ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

kaolinë dhe qymyr, nenexhik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Stearic Acid, Myristic Acid, Palmitic Acid, Potassium Hydroxide, Dipropylene Glycol, Kaolin, Lauric Acid, Glyceryl Stearate SE, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Charcoal Powder, Sodium Chloride, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Fragrance, Ethylene/Sodium Acrylate Copolymer, Disodium EDTA, Carica Papaya (Papaya) Fruit Water, Butylene Glycol, Alcohol, Fructooligosaccharides, Saccharide Hydrolysate, 1,2-Hexanediol, Hedera Helix (Ivy) Extract, Pullulan, Gentiana Lutea Root Extract, Achillea Millefolium Extract, Artemisia Absinthium Extract, Arnica Montana Flower Extract, Phenoxyethanol, Hydrolyzed Collagen, Propylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Potassium Sorbate

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Pore Refine Deep Cleansing Foam

850 ALL 1,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI