Nëse dëshironi të siguroni pastrim të thellë të poreve dhe pikave të zeza  MIZON Pore Fresh Deep Cleansing Bubble Mask është zgjidhja e duhur! Kjo maskë arrin të pastrojë thellësisht çdo cep të fytyrës falë formulimit me AHA (alfa hidroksiacide) i cili do t'ju ofrojë një eksfolim  të thellë të lëkurës dhe pastrimin intensiv të poreve duke larguar të gjitha papastërtitë , sebumin dhe pikat e zeza. Gjithashtu formulimi me ekstrakte të vajit të farave të rrushit ofron ndjesinë e freskisë dhe qetësisë në lëkurë. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të yndryshme dhe mikse që dëshirojnë të adresojnë tkurrjen e poreve dhe pikave të zeza.


*25gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

 

AHA (alfa hidroksiacide) 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Disiloxane, Acrylates Copolymer, 1,2-Hexanediol, Potassium Cocoyl Glycinate, Disodium Cocoamphodiacetate,Arginine, Sodium Chloride, Sodium Cocoy Apple Amino Acids, Cellulose Gum, Ethylhexylglycerin, Hexylene Glycol, Polyquaternium-39, Disodium EDTA, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Sodium Benzoate, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Tocopherol

 

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Pore Fresh Deep Cleansing Bubble Mask

380 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI