Kremi i ditës Phyto Plump Collagen është një hidratues intensiv ushqyes kundër rrudhave nga linja e re Phyto Plump Collagen e markës MIZON. I formuluar me 85% kolagjen bimor me masë molekulare shumë të vogël, ky krem arrin të depërtojë në të gjitha shtresat tuaja të lëkurës, duke mbushur çdo vijë të hollë. Kolagjeni bimor është i ngjashëm me strukturën e vetë kolagjenit që gjendet në lëkurën e njeriut, duke e bërë kështu edhe më shumë efektiv përdorimin e tij. Gjithashtu dhe formulimi me adenosine, ia rrit vetitë antirrudhë këtij kremi! Menjëherë pas aplikimit të tij vërehet rritja e elasticitetit të lëkurës dhe rafinimi i shenjave të moshës! 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit “magjik”

85% kolagjen bimor, adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Butylene Glycol, Glycerin, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Panthenol, Coco-Caprylate/Caprate, Squalane, Niacinamide, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Caprylic/Capric Triglyceride, Glyceryl Stearate, Tremella Fuciformis Polysaccharide (10,670ppm), Betaine, Methacrylate Crosspolymer, Palmitic Acid, Polyglyceryl-2 Stearate, C11-13 Isoalkane, Isohexadecane, Stearic Acid, Dimethiconol, Behenyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Dipropylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Carbomer, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Silica, Disodium EDTA, Eclipta Prostrata Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Sorbitan Isostearate, Sodium Metabisulfite, t-Butyl Alcohol, Laminaria Japonica Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Coptis Japonica Root Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Tocopherol

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

 

MIZON Phyto Plump Collagen Day Cream

1,700 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI