Ndërsa lëkura jonë humbet një pjesë të elasticitetit të saj me kalimin e viteve, është e rëndësishme që t'i ofrojmë një nxitje të madhe në prodhimin natyral të kolagjenit! Kështuqë, falë mrekullive kozmetike koreane, serumi i fytyrës Mizon Original Skin Energy Collagen 100, është i krijuar për të luftuar rrudhat, linjat e imëta dhe të gjitha shenjat e tjera të plakjes falë formulimit të tij me një përqendrim prej 90% të kolagjenit detar. Gjithashtu, formulimi me Tripeptid të Bakrit-1 dhe Vitaminë B5, mbajnë në kontroll shenjat e moshës, dhe parandalojnë krijimin e rrudhave të reja, duke i dhuruar lëkurës elasticitetin e munguar. Nga ana tjetër, ekstraktet e mjedrës dhe arnicës forcojnë barrierën natyrale të lëkurës duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e radikaleve të lira apo agresorëve të jashtëm ndërsa acid Hyaluronic dhe Allantoin sigurojnë hidratim të thellë duke i dhuruar kësaj të fundit një pamje më të shëndetshme dhe plot shkëlqim. Ka konsistencë të lehtë ujore dhe përthithet butësisht, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por duke targetuat shenjat e moshës.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

90% kolagjen detar, Tripeptid të Bakrit-1 dhe Vitaminë B5, ekstrakt mjedrE dhe arnicë, acid Hyaluronic dhe Allantoin

Lista e plotë e përbërësve

Hydrolyzed Collagen, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Water, Sodium Hyaluronate, Trehalose, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Carbomer, Tromethamine, Panthenol, Propanediol, Adenosine, Disodium EDTA, Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract, Houttuynia Cordata Extract, Salvia Hispanica (Chia) Seed Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Palmitoyl Tripeptide-5, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Phenoxyethanol

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Original Skin Energy Collagen 100

2,000 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI