MIZON One Step Cleansing Pad, janë peceta pastruese të cilat janë të formuluara me kompleks probiotikësh dhe 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik. Një formulë e avancuar që vetëm me një aplikim largon të gjitha papastërtitë, sebumin dhe mbetjet e makeup-it duke mos krijuar aspak irritim apo tharje të saj. Nga ana tjetër, këto peceta pastruese  përmbajnë gjithashtu 4 lloje vajrash, duke përfshirë vajin e kajsieve, jojoba, vajin e ullirit dhe vajin e lules së diellit. Kjo formulë e veçantë ofron një pastrim të shpejtë dhe efektiv, duke rezultuar në një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme në fund. Përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës. MIZON One Step Cleansing Pad, këshillohet të përdoret deri në 3 muaj nga momenti i hapjes. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*30 copë/ 85 g

Pastroni lëkurën duke e masazhuar me anën e ashpër të tamponit për të larguar papastërtitë. Më pa masazhojeni me anën e lëmuar të saj.

Përbërësit "magjik"

kompleks probiotikësh, 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, vaj kajsie, jojoba, vaj ulliri dhe vaj të lules së diellit

Lista e plotë e përbërësve

Purified water, Cetyl Ethylhexanoate, Isododecane, Methylpropanediol, Polyglyceryl-6 Caprylate, Hydroxyacetophenone, Lactobacillus Ferment, Olive Oil, Jojoba Seed Oil, Sunflower Seed Oil, Apricot Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Glycerin, Sodiumcocoyl Apple Amino Acids, , Potassium Cocoyl Glycinate, Hexylene Glycol, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON One Step Cleansing Pad

600 ALL 800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI