Jeni të shqetësuar për hiperpigmentimin dhe qelizat e vdekura të lëkurës? Atëherë, MIZON Niacinamide Smoothing Body Lotion është i duhuri! Ky locion trupi kujdeset për zbehjen e hiperpigmentimit dhe eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke e lënë lëkurën tuaj të tonifikuar, pa njolla dhe të lëmuar. Përbërësit kryesor të këtij locioni për trupin janë: niacinamide, acidi hialuronik, vitamina C dhe AHA. Niacinamidet përmirësojnë tonin e lëkurës, ndërsa acidi hialuronik ofron hidratim të shpejtë dhe siguron lagështinë e nevojshme për lëkurën tuaj. Nga ana tjetër, vitamina C ndihmon në parandalimin e hiperpigmentimit si edhe redukton prodhimin e melaninës, e cila është shkaku kryesor i njollave të errëta, ndërkohë AHA kujdeset për eleminimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Një ekip i pamposhtur! Teksa e aplikoni do t'ju ofrojë një ndjenjë freskie dhe pastërtie. Përhapet lehtësisht në lëkurë, duke mos lënë aspak ndjesinë e ngjitjes.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra artificial & natyral.

Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.

*300ml

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.

Përbërësit "magjik"

niacinamide, acidi hialuronik, vitamina C dhe AHA

Lista e plotë e përbërësve

Water, Niacinamide (100,000 ppm), Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Xanthan Gum, Sorbitan Stearate, Polysorbate 60, Carbomer, Triethanolamine, Ethylhexylglycerin, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Isohexadecane, Disodium EDTA, Polysorbate 80, Sodium Hyaluronate, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Lactic Acid

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Niacinamide Smoothing Body Lotion

1,900 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI