MIZON Hyaluronic Ultra Suboon Cream, një krem i cili ofron hidratim të thellë, duke e lënë lëkurën shumë të butë! I formuluar me 30% acid hialuronik dhe ekstrakt anti-inflamator të thuprës, ky krem ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe minimizimin e shenjave të para të moshës, duke rritur dukshëm elasiticitetin e lëkurës. Ndërsa, formulimi me vaj bimor dhe biosakaridegumi-1, hidraton në mënyrë të menjëhershme lëkurën, ndërkohë përmbajtja ceramide, rrit më tej mbajtjen e lagështisë dhe parandalon thatësinë ose dehidratimin. Nga ana tjetër, ky krem ka kompleks me përbërës të fermentuar qetësues, si: Artemisia Absinthium, Achillea Millefolium, Gentiana Lutea Root, Iris Florentina Root Extract. Të gjithë së bashku e bëjnë kremin të ndihmojë në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë të dehidratuar dhe sensitive. 

Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

 *45ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

30% acid hialuronik, ekstrakt thupre, vaj bimor,  biosakaridegumi-1, ceramide, kompleks me përbërës të fermentuar qetësues

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Glycerin, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Dimethicone, Triethylhexanoin, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, PEG-100 Stearate, Panthenol, Carbomer, Tromethamine, Cyclohexasiloxane, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polysorbate 20, Sodium Hyaluronate, Cetearyl Glucoside, Betula Platyphylla Japonica Juice, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Tranexamic Acid, Adenosine, Alcohol, Disodium EDTA, Ceramide NP, Orris (Iris Florentina) Extract, Gentiana Lutea (Yellow Gentian) Root Extract, Achillea Millefolium (Common Yarrow) Extract, Artemisia Absinthium (Mugwort) Extract, Arnica Montana (Arnica) Flower Extract, Bambusa Vulgaris Leaf Extract, Glucose, BHT, Propylene Glycol, Tocopherol, Potassium Sorbate, Biosaccharide Gum-1, Caprylic/Capric Triglyceride, Phosphatidylcholine, Glycine, Glutamic Acid, Serine, Lysine, Alanine, Arginine, Threonine, Proline, Phenoxyethanol

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Hyaluronic Ultra Suboon Cream

1,000 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI