MIZON Hyalugen Gel To Foam Cleanser, është një zgjidhje e shkëlqyer për të pastruar lëkurën dhe për të përmirësuar elasticitetin e saj. Tekstura e tij kremoze shndërrohet në një shkumë të butë dhe të freskët, duke e lënë lëkurën e hidratuar dhe pa ndjesi tharjeje. I formuluar me gjeneratën e katërt të kolagjenit Hyalugen (acid hialuronik + kolagjen) e cila është e aplikuar për herë të parë nga marka MIZON, ky larës i adresohet shenjave të moshës dhe rritjes së elasticitetit të lëkurës! Gjithashtu, falë formulimit me betaine dhe pantenol, në lëkurën tuaj do të krijohet një barrierë mbrojtëse hidratimi, e cila bën të mundur minimizimin e humbjes së lagështisë pas pastrimit, duke i ofruar qetësim të plotë asaj. Ky larës është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, dehidratuar dhe atë sensitive.

Rezultate klinike:

24 persona testuan larësin, nga të dyja gjinitë (34-60 vjeç)

Për 4 javë u vu re:

• 95.6%, pastrim i thellë i lëkurës.

• +147.19%, përmirësim i hidratimit të lëkurës falë formulimit të tij.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*100ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

Hyalugen (acid hialuronik + kolagjen), betaine, pantenol,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Lauryl Hydroxysultaine, Sodium Chloride, Potassium Cocoyl Glycinate, Potassium Cocoate, Acrylates Copolymer, Glycerin , Disodium Cocoamphodiacetate, Sodium Chloride , Hexylene Glycol, Coco-Glucoside, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Collagen, Dipropylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Tromethamine, Disodium EDTA

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Hyalugen Gel To Foam Cleanser

1,000 ALL 1,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI