Në vend që t'i shtrydhin apo plasni puçrrat tuaja, vendosni një nga këto ngjitëse hidrokoloidale MIZON Good Bye Blemish Clear Patch për disa orë gjatë ditës ose gjatë gjumit duke reduktuar kështu rrezikun e infeksionit dhe baktereve. Formulimi i tyre me: Aziatikozid (komponent kyç i Centella Asiatica), përshpejton procesin e vetë-rigjenerimit të lëkurës për të përmirësuar shëndetin e lëkurës, ekstrakt i pemës së çajit Tea Tree, qetëson inflamacionin dhe pastron poret, acidi salicilik kontrollon dhe largon qelizat e vdekura si edhe pikat e zeza. Ngjitëset vijnë në madhësi të ndryshme saqë nuk dallohen aspak me sy të lirë, madje duke aplikuar edhe krem pudër mbi to, bëhen të padukshme. Në këtë mënyrë, mund t’i përdorni me lehtësi gjatë ditës sepse nuk lëvizin dhe nuk do t’ju shkaktojnë aspak bezdi.

Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.

 *44 ngjitëse

Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.

Mbajeni gjatë gjumit dhe hiqeni në mëngjes

Përbërësit "magjik"

Aziatikozid (komponent kyç i Centella Asiatica), ekstrakt i pemës së çajit Tea Tree, acid salicilik 

Lista e plotë e përbërësve

Caprylic/Capric Triglyceride, Salicylic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Good Bye Blemish Clear Patch

520 ALL 800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI