MIZON Collagen Milky Peeling Scrub, pjesë e linjës së re Peeling Scrub, do t’ju mrekullojë me efektet e tij çudibërëse! Ky scrub me një teksturë si shërbeti, ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe reduktimin e poreve duke premtuar kështu një lëkurë më të pastër, të hidratuar dhe me më shumë elasticitet. Formulimi i tij me proteinë qumështi dhe kolagjen, do të depërtojë në të gjitha shtresat e lëkurës duke bërë të mundur ushqimin dhe hidratimin e munguar. Nga ana tjetër, ky scrub përmban 8 lloje të ndryshme peptidesh, të cilat mbajnë në kontroll shenjat e moshës, dhe parandalojnë krijimin e rrudhave të reja, duke i dhuruar lëkurës elasticitet dhe efektin "firming". 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*5 g/ 7.0 oz x 40 ea

Përdoret 2 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni scrubin dhe aplikoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 5-10 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.

Përbërësit "magjik"

 8 lloje të peptide, kollagjen

Lista e plotë e përbërësve

Water. Sodium Bicarbonate, Glycerin. Silica, 1,2-Hexanediol, Microcrystalline Cellulose, Cellulose, Cellulose Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylglycerin, Butylene Glycol, Menthol, Milk Protein Extract, Hydrolyzed Collagen(1,000ppb), Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palncitoyl Tetrapeptide-7, Tripeptide-1, Tripeptide-2, Tripeptide-3. AcetylOctapeptide-3

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Collagen Milky Peeling Scrub

2,250 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI