Nëse jeni duke përjetuar lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe të ndjeshme, MIZON Cicaluronic™️ Water Fit Mask është një ëndërr e bërë realitet! Është qetësues, super hidratues, antioksidant, rigjenerues, të gjitha në një maskë! Cila është formula sekrete? Kjo maskë përmban formulën e patentuar Cicaluronic  Complex ™,një kombinim i fuqishëm i Centella Asiatica dhe acidit hialuronik. Është kombinimi perfekt për të rikthyer hidratimin në lëkurën dhe për të reduktuar skuqjen dhe ato shpërthime kokëforta të bezdisshme, falë fuqisë anti-inflamatore të Centella Asiatica! Për më tepër, ndryshe nga maskat e tjera të pambukut, kjo maskë është super e hollë dhe ka një strukturë të ngjashme me ujin, kështu që ngjitet butësisht si një lëkurë e dytë. Kështu që ju mund të relaksoheni dhe të shijoni në maksimum, ju dhe lëkurën tuaj!  

*24ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Lista e plotë e përbërësve

 Centella Asiatica, acidit hialuronik

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Cicaluronic™️ Water Fit

260 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI