MIZON Cica Aloe 96 Soothing Gel Cream, është një xhel hidratues multi-funksional i cili mundet të përdoret në çdo pjesë të trupit përfshirë edhe skalpin e kokës. Me një formulë 96% natyrale, ky krem përmban aloe vera dhe centella asiatica për të ndihmuar në rigjenerimin natyral të lëkurës. Mund të aplikohet për të freskuar, hidratuar dhe qetësuar lëkurën pa lënë asnjë mbetje apo ndjesi ngjitëse. Kjo formulë jo kaq e lehtë, ofron një ndjesi qetësuese për lëkurë nga: djegiet e vogla nga dielli, acarimin e lëkurës, pickimin e insekteve si edhe gërvishtjet e vogla. Mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, sa herë të jetë e nevojshme. Sugjerohet edhe pas ekspozimit në diell gjatë plazhit, dhe ta riaplikoni në zonat e nevojshme.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.

*300g

Mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, sa herë të jetë e nevojshme. Sugjerohet edhe pas ekspozimit në diell gjatë plazhit, dhe ta riaplikoni në zonat e nevojshme.

Përbërësit "magjik"

 aloe vera dhe centella asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, 1,2-Hexadeniol, Carbomer, Sodium Benzoate, Sodium Hydroxide, Betaine, Aloe Barbadensis Leaf Extract (96%), Desodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Cica Aloe 96 Soothing Gel Cream

700 ALL 900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI