Kur vjen puna për kujdesin e lëkurës së zonës poshtë syve, zgjedhja e produktit ideal është e rëndësishme për të adresuar problematika të tilla si fryrja, rrathët e zinj dhe linjat e imëta. Kështuqë, ne "KORAL SECRETS" kemi menduar për ju duke sjellur produktin më të pëlqyer nga marka MIZON, maska njëpërdorimshe luksoze për zonën delikate rreth syve MIZON Black Pearl Eye Gel Patch! Formulimi me perlë dhe diamant i zi, pluhur karboni dhe niacinamide, përmirëson pamjen e rrathëve të errët dhe siguron shkëlqim në zonë. Nga ana tjetër përmbajtja me fasule të zezë të pasura me antioksidantë, ndihmon në përmirësimin e mikroqarkullimit për lëkurë më të shndritshme dhe reduktim të fryrjes. Gjithashtu, formulimi me boronicë dhe adenosine do të ndihmojnë në reduktimin e pamjes së linjave të imta dhe rrudhave. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.

*60 maska njëpërdorimshe

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.

Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.

Përbërësit "magjik"

diamant të zi, pluhur karboni dhe niacinamidefasule të zezë, boronicë dhe adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Water(Aqua), Glycerin, Niacinamide , Ceratonia Siliqua Gum, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Potassium Chloride, Cellulose Gum, Sucrose, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Pearl Extract, Allantoin , Xanthan Gum , Synthetic Fluorphlogopite, Charcoal Powder , Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Titanium Dioxide (CI 77891), Iron Oxides (CI 77491), Adenosine, Calcium Aluminum Borosilicate, Tin Oxide (CI 77861) , Mica (CI 77019, Calcium Lactate, Disodium EDTA, Polyglyceryl-6 Caprylate, Polyglyceryl-4 Caprate, Dipotassium Glycyrrhizate, Polymethylsilsesquioxane, Diamond Powder, Butylene Glycol , Propanedio, Myrothamnus Flabellifolia Leaf/Stem Extract, Citric Acid , Ascorbic Acid, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract , Bis-PEG-15 Methyl Ether Dimethicone, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Tocophero, Fragrance(Parfum)

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

 

MIZON Black Pearl Eye Gel Patch

1,950 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI