Pas suksesit të MISSHA All Around Safe Block Aqua Sun SPF50+ PA++++, i cilësuar si kremi më i shitur, MISSHA ka shtuar këtij të fundit për të plotësuar linjën, kremin në trajtë sticku All around Safe Block Aqua Sun Stick SPF50+ PA++++.  Ky sun stick kaq praktik realizon një mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të diellit (UVA/UVB). I formuluar me 35% acid hialuronik, ofron në momentin e aplikimit një ndjesi freskie dhe hidratimi në lëkurë. Gjithashtu falë përbërësve të saj kyc, si niacinamide, adenosinë dhe tocopherol, ndihmon në disa problematika të lëkurës, si: kujdesi i akneve, efekt shkëlqes në lëkurë dhe antioksidues. Pas përdorimit të këtij produkti, në lëkurë nuk do të mbetet asnjë njollë e bardhë dhe gjithashtu është një bazë e mirë për makeup-in. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që ka një aromë shumë të këndshme dhe të freskët Limoni! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e saj është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben dhe sulfate.

*21gr

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Zgjidhni anën që dëshironi dhe aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit.

Përbërësit "magjik"

 35% acid hialuronik, niacinamide, adenosinë,tocopherol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Homosalate, Alcohol Denat., Ethylhexyl Salicylate, Dipropylene Glycol, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Silica, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Isoamyl p-Methoxycinnamate, Octocrylene, Bis-PEG/PPG-20/5 PEG/PPG-20/5 Dimethicone, Methoxy PEG/PPG-25/4 Dimethicone, Dimethicone, Caprylyl Glycol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylic/Capric Triglyceride, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Sodium Hydroxide, 1,2-Hexanediol, BHT, Disodium EDTA, Limonia Acidissima Extract, Butylene Glycol, VP/Hexadecene Copolymer, Cyclopentasiloxane, Acrylates/Dimethicone Copolymer, Chrysanthemum Indicum Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Phenoxyethanol, Morus Alba Fruit Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Water, Centaurea Cyanus Flower Water, Helichrysum Italicum Flower Water

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA All around Safe Block Aqua Sun Stick SPF50+ PA+++

1,800 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI