-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIPEEL+ Bio Intense Glutathione White Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MEDIPEEL+ Bio Intense Glutathione White Cream është kremi më i ri i koleksionit "KORAL SECRETS" nga marka koreane MEDIPEEL+. Kjo markë është e njohur për krijimin e produkteve të avancuara të kujdesit të lëkurës, duke kombinuar teknologjinë mjekësore me përbërësit kozmetikë për të ofruar rezultate të jashtëzakonshme. Me këtë krem të ri, MEDIPEEL+ sjell një formulë inovative që ofron hidratim të thellë, kontroll të melaninës dhe parandalimin e hiperpigmentimit, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim të mahnitshëm dhe një pamje rinore! Formula e pasuruar me Glutathione, një antioksidant i fuqishëm, i cili mbron lëkurën nga agresorët e jashtëm duke ndihmuar në rigjenerimin e qelizave të dëmtuara dhe nxitjen e elasticitetit të lëkurës. Gjithashtu, ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit të hidratimit dhe ka veti fantastike kundër shenjave të moshës. Nga ana tjetër formulimi i këtij kremi me niacinamide ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, duke zbehur njollat kafe dhe duke i ofruar kësaj të fundit një pamje plot shëndet dhe shkëlqim! Ndërsa, Tokoferoli një tjetër përbërës i rëndësishëm së bashku me pesë lloje peptidesh, bëjnë të mundur reduktimin e rrudhave deri në thellësi si edhe stimulojnë sintezën e kolagjenit, duke parandaluar në këtë mënyrë krijimin e shenjave të moshës. Kremi vjen me një teksturë të lehtë dhe delikate, i cili përthithet shpejt pa lënë asnjë shtresë të yndyrshme, duke e bërë aplikimin një përvojë të këndshme. Ky krem është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, dhe shumë sensitive.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht
Përbërësit "magjik"
Glutathione, tokoferoli, peptide, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Beeswax, Niacinamide, Cetearyl Alcohol, Isononyl Isononanoate, Arachidyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Behenyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Betaine, Simethicone, Arachidyl Glucoside, Cetearyl Olivate, Arginine, Carbomer, Sorbitan Olivate, Allantoin, Glycerin, Panthenol, Tocopherol, Xanthan Gum, Glutathione(600 ppm), Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate , Glucose, Alcohol, Malva Sylvestris (Mallow) Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Alchemilla Vulgaris Extract, Achillea Millefolium Extract, Veronica Officinalis Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Primula Veris Extract, Lycopodium Clavatum Extract, Equisetum Arvense Extract, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Sodium Hydroxide, Sodium Ascorbyl Phosphate, Biotin, Folic Acid, Pyridoxine, Cyanocobalamin, Linoleic Acid, Riboflavin, Beta-Carotene, Thiamine HCl, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Fragrance
Customer Reviews
Shpërndani

MEDIPEEL+ Bio Intense Glutathione White Cream
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE