MEDIHEAL N.M.F Alpha Arbutin Glow Ampoule Mask (1pc.)

400.00 ALL 150.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

MEDIHEAL N.M.F Alpha Arbutin Glow Ampoule Mask, është një perlë e vërtetë në rutinën e përkujdesjes së lëkurës, e formuluar për t’i dhënë fytyrës një pamje të ndritshme, të unifikuar dhe intensivisht të hidratuar. E pasur me Alpha Arbutin, përbërës i njohur për efektin e tij ndriçues – kjo maskë ndihmon në zbehjen e njollave të errëta dhe përmirëson gradualisht tonin e pabarabartë të lëkurës. Ekstrakti i rrënjës së likorisë, me veprime qetësuese dhe anti-inflamatore, në kombinim me kompleksin e avancuar hidratues N.M.F (Natural Moisturizing Factors), punojnë në harmoni për të rivendosur lagështinë natyrale të lëkurës dhe për t’i dhënë asaj një ndjesi të freskët, të lëmuar dhe të rigjallëruar. Pëlhura ultra e hollë dhe tekstura e saj e butë përqafojnë butësisht konturet e fytyrës, duke mundësuar përthithje maksimale të esencës. Pas vetëm një përdorimi, lëkura duket më e ndritshme, më e freskët dhe plot jetë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*27ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Alpha Arbutin, ekstrakt i rrënjës së likorisë,

Lista e plotë e përbërësve

Aqua/Water, Glycerin, Glycereth-26, PEG/PPG-17/6 Copolymer, 1,2-Hexanediol, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Water, Xanthan Gum, Hydroxyacetophenone, Panthenol, Trehalose, Ethylhexylglycerin, Butylene Glycol, Aminobutyric Acid, Arginine, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, Alpha-Arbutin, Adenosine, Dipropylene Glycol, Pantolactone, Polyglyceryl-4 Laurate, Mentha Arvensis Leaf Oil, Sea Water, Barosma Betulina Leaf Extract, Rosa Damascena Flower Water, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Bambusa Vulgaris Leaf Extract, Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Extract, Pentylene Glycol, Bifida Ferment Filtrate, Melia Azadirachta Flower Extract, Pantothenic Acid, Bisabolol, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Disodium EDTA, Ectoin, Ceramide NP, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Oleic Acid, Cholesterol, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Propanediol, Dimethylsilanol Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Reviews

Shpërndani

400.00 ALL 150.00 ALL