-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
KAHI Zinc Derma Mild Sun Cream SPF 50+ PA++++
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
KAHI Zinc Derma Mild Sun Cream SPF 50+ PA++++ është një krem dielli i formuluar për të ofruar mbrojtje maksimale ndaj rrezeve UVA dhe UVB falë filtrave mineralë fizikë si oksidi i zinkut. I formuluar me një dozë të fuqishme të Vitaminës E dhe niacinamideve, ky krem ndihmon gjithashtu në hidratimin dhe ushqyerjen e lëkurës. Vitamina E e mbron lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira, duke e lënë më të butë, ndërsa niacinamidet përmirësojnë tonin e lëkurës, zvogëlojnë hiperpigmentimin dhe ndihmojnë në minimizimin e dukshëm të poreve. Me teknologjinë inovative Polymeric-Temper, ky krem është ideal për përdorim gjatë gjithë ditës dhe aktivitetet në natyrë, falë rezistencës ndaj ujit dhe djersës. Konsistenca e tij vjen e lehtë, dhe duke e përhapur mirë me duar nuk arrin të dallohet asnjë njollë e bardhë nga filtrat fizik. Që në momentin e parë të aplikimit, do të vëreni hidratim të thellë dhe gjithashtu theksojmë se ka spektër mbrojtjeje maksimal prej SPF50+ PA++++, dhe është një krem mbrojtës për përdorim të përditshëm.
Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë.
*50ml
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
Oksidi i zinkut, niacinamidi, vitamina E
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Zinc Oxide, Propyl Heptyl Caprylate, Butyloctyl Salicylate, Coco-Caprylate/Caprate, Propanediol, Dimethiconol, Methyl Trimethicone, Caprylyl Methicone, Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Niacinamide, Trimethylsiloxysilicate, Watercress Extract, Purslane Extract, Disteardimonium Hectorite, Polyhydroxystearic Acid, Magnesium Sulfate, Triethoxycaprylylsilane, Lauryl Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxane Cyethyl Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Polymethylsilsesquioxane, Neopentyl Glycol Diethylhexanoate, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Poloxamer 188, Tocopherol, Hydroxypropyl Methylcellulose Stearoxyether, Titanium Dioxide, Methylpropanediol, Aluminum Hydroxide, Dextrin Palmitate, Isopropyl Titanium Triisostearate, Gold, Tannic Acid, Fragrance
KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh, Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.
Shpërndani

KAHI Zinc Derma Mild Sun Cream SPF 50+ PA++++
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE