JUMISO Waterfull Hyaluronic Sunscreen SPF50+ PA++++ është versioni i ri i riformuluar nga vetë marka, dhe pjesë e linjës Waterfull Hyaluronic. Përveçse ofron mbrojtje nga rrezet e dëmshme UV, ky krem hidraton thellësisht lëkurën. Është i formuluar me filtra fizikë, si: Titanium Dioxide, dhe kimik dhe ka faktorë mbrojtës maksimal SPF50+ PA++++, të cilët janë testuar për vlefshmërinë e tyre. Ky krem përmban 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, të cilët depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës, falë masës së vogël molekulare. Konsistenca e tij është shumë e lehtë, e formuluar me bazë uji, saqë përthithet menjëherë pa lënë aspak njollë të bardhë në lëkurë. Ky krem përmban teknologjinë e patentuar UNI-FINE™️, e cila premton hidratim dhe mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të diellit, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është e patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*Ky krem mbrojtës ndaj diellit nuk përmban lëndë të parë, që bllokojnë rrezet UV, që mund ndikojnë ne demtimin e shkëmbinjve koralorë, si: Oxybenzone dhe Octinoxate, duke dhene keshtu kontributin e saj si Marke Kozmetike, ne mbajtjen e nje ekosistemi detar të shëndetshëm dhe të pastër.

*50ml

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

filtra fizik, filtra kimik, 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water Dipropylene Glycol Dibutyl Adipate Phenethyl Benzoate Titanium Dioxide (CI 77891)Isononyl Isononanoate Coco-Caprylate/Caprate Diethylamino Hydroxy benzoyl Hexyl Benzoate Glycerin Niacinamide Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine Ethylhexyl Triazone Nylon-12Polysilicone-15 Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid1,2-Hexanediol Polyglyceryl-3 Methyl glucose Distearate Potassium Cetyl Phosphate Behenyl Alcohol Poly C10-30 Alkyl Acrylate Poly hydroxystearic Acid Silica Tromethamine Sodium Acrylates Crosspolymer-2Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyl dimethyl Taurate Copolymer Aluminum Hydroxide Hydroxyacetophenone Stearic Acid Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate Polyacrylate Crosspolymer-6Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate Disodium EDTA t-Butyl Alcohol Butylene Glycol Hyaluronic Acid Ethylhexylglycerin Hydrolyzed Hyaluronic Acid Sodium Hyaluronate

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

JUMISO Waterfull Hyaluronic Sunscreen SPF50+ PA++++

1,400 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI