BIODANCE Bio Collagen Real Deep Mask
BIODANCE Bio Collagen Real Deep Mask
BIODANCE Bio Collagen Real Deep Mask, është maska më e diskutuar dhe virale në TikTok për shkak të rezultateve të mrekullueshme që ofron. Por çfarë e bën të veçantë këtë maskë? Ndryshe nga shumica e maskave të tjera që mbahen për një periudhë të shkurtër kohe kjo "Sheet Mask" prej gome kthehet në një shtresë transparente pas 3 orësh dhe mund të mbahet gjatë kohës që ju flini në mënyrë që të veprojë gjatë gjithë natës. Formulimi i saj përmban kolagjen bio, i cili ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe në zvogëlimin e dukshëm të rrudhave dhe linjave të holla. Por kjo nuk është gjithçka! Përveç kësaj, kjo maskë përmban edhe acid oligo-hyaluronik, i cili shkon përtej hidratimit të sipërfaqes së lëkurës duke penetrur në shtresat më të thella për një hidratim të thellë. Në krah të kësaj, kolagjeni ultra i vogël qëndron si një shpëtimtar për poret e zgjeruara, ndërsa shtimi me probiotik të ndryshëm forcojnë barrierën e lëkurës, duke e mbajtur atë të shëndetshme. Pra çfarë na ofron kjo maskë? Hidratim? Po. Rafinim? Po. Forcim i barrierës së lëkurës? Po. Minimizim poresh? Po. Benefite të cilët nuk janë për t’u neglizhuar!
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*34gr
Përdorimi
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water, Galactomyces Ferment Filtrate, Glycerin, Acrylates Copolymer, Niacinamide, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Extract, Betaine, Algin, Dipropylene Glycol, Agar, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Potassium Chloride, Polyglyceryl-10 Laurate, Caprylyl Glycol, Sucrose, Butylene Glycol, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Adenosine, Disodium EDTA, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Rosa Damascena Flower Water, Iris Florentina Root Extract, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Collagen Extract, Dipotassium Glycynhizate, Bifida Ferment Filtrate, Tocopherol, Lactobacillus Ferment, Lactobacillus Ferment Lysate
Marka
Biodance u themelua me misionin për të ofruar produkte të kujdesit të lëkurës që përmbajnë përbërës natyralë dhe të sigurtë, të cilët janë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Marka është e angazhuar për të përdorur teknologjinë e fundit në formulimet e saj për të siguruar efektivitetin maksimal. Ashtu si shumë marka koreane të kujdesit të lëkurës, Biodance e ka filluar rrugëtimin e saj në Kore të Jugut, një vend i njohur për avancimet e tij në fushën e kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës. Biodance beson në fuqinë e përbërësve natyralë dhe e bën këtë filozofi qendrore të markës. Produktet e tyre shpesh përmbajnë ekstrakte nga bimë dhe substanca natyrale që kanë provuar të kenë efekte pozitive për lëkurën. Marka është e njohur për kërkimin dhe zhvillimin intensiv, duke përdorur teknologjinë për të zhvilluar produkte që janë inovative dhe efektive. Ky qasje ka bërë që Biodance të fitojë një ndjekës të përkushtuar si në tregun vendas ashtu edhe ndërkombëtarisht. Biodance gjithashtu ka një angazhim të fortë ndaj mjedisit dhe etikës në prodhimin e saj, duke përdorur praktika të qëndrueshme dhe duke shmangur testimin mbi kafshët.
MEDICUBE Collagen Night Wrapping Mask
MEDICUBE Collagen Night Wrapping Mask
Një ndër produktet më të kërkuara të “KORAL Secrets” padyshim është MEDICUBE Collagen Night Wrapping Mask. Kjo maskë e sofistikuar është dizajnuar për të ofruar kujdes luksoz për lëkurën tuaj, duke e ushqyer dhe rigjeneruar atë. Gjatë natës ndërsa ju flini formohet një shtresë e hollë mbi lëkurë, e cila thahet dhe lëvrohet lehtësisht në mëngjes. Në këtë proces, maska e mbështjellë në mënyrë të kujdesshme në cdo cepë të lëkurës ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe elasticitetit të saj, duke kontribuar në një pamje më të shëndetshme dhe më rinore. Kolagjeni, përbërësi kyç i kësaj formule, stimulon prodhimin e kolagjenit të brendshëm, duke ndihmuar në zbutjen e vijave të holla dhe rrudhave dhe duke i dhënë lëkurës një ndjesi të butë dhe të freskët. Çdo aplikim ofron një përvojë të veçantë rinovimi duke ofruar rezultate të dukshme që do t'ju mahnisin.
*75ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe keni përfunduar rutinën tuaj merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Në mëngjes, tërhiqeni ngadalë poshtë. Më pas vazhdoni me hapat e rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water Polyvinyl Alcohol Glycerin Agave Americana Stem Extract Sodium Hyaluronate 1,2-Hexanediol Caprylyl Glycol Polyglyceryl-10 Laurate Chlorella Vulgaris Extract Glucose Butylene Glycol Ethylhexylglycerin Fructooligosaccharides Fructose Xanthan Gum Cynanchum Atratum Extract Caprylic/Capric Triglyceride Hydrogenated Lecithin Althaea Rosea Flower Extract Ceramide NP Tocopherol Pancratium Maritimum Extract Collagen Extract Sodium Stearoyl Glutamate
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDIHEAL V.T.R Stretching Patch
MEDIHEAL V.T.R Stretching Patch
MEDIHEAL V.T.R Stretching Patch është maska e parë e formuluar posaçërisht për zonën e mjekrës dhe nofullës, duke shënuar një inovacion të rëndësishëm në kujdesin për fytyrën. Kjo maskë ofron një zgjidhje të dedikuar për të ndihmuar në përmirësimin e konturimit të jawline-it dhe forcimin e lëkurës në këtë zonë delikate, ku shpesh shfaqen shenjat e para të moshës dhe humbjes së elasticitetit. Çfarë e bën MEDIHEAL V.T.R Stretching Patch kaq të veçantë është dizajni i saj unik në formë V, që vepron si një ngritës intensiv për nofullën, duke krijuar një efekt vizual të dobësimit dhe ngritjes së menjëhershme. Maskë është projektuar për të ndihmuar në tensionimin e një nofulle të varur, duke ofruar një mbështetje strukturore të dyfishtë që rrit dukshmërinë dhe definimin e linjave të fytyrës. Ky dizajn inovativ ngjitet fort në lëkurë, duke siguruar që përbërësit aktivë të depërtojnë thellë për një efekt maksimal. Formula e kësaj maske përmban përbërës të fuqishëm si Kolagjeni i Hidrolizuar, që ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe rigjenerimin e saj, Kafeina, e njohur për efektet e saj stimulative dhe anti-inflamatore, si dhe Adenozina, që lufton në mënyrë efektive rrudhat dhe shenjat e moshës. Këta përbërës punojnë së bashku për të ofruar një zgjidhje të plotë kundër humbjes së tonit dhe elasticitetit të lëkurës, duke ndihmuar në zvogëlimin e linjave të imëta dhe përmirësimin e pamjes së përgjithshme të fytyrës.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, vajra esencial.
*4 copë
Përdorimi
*Këshillohet të përdoret 3x javë për efekt maksimal!
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën. Tërhiqeni me kujdes nga nofulla drejt veshëve dhe kapni rripat rreth tyre për një qëndrueshmëri perfekte. Rregulloni pozicionin e rripave dhe mjekrën për një ndjesi komode. Mbajeni për 10-20 minuta, më pas hiqeni maskën dhe masazhoni butësisht esencën e mbetur në lëkurë për të përthithur plotësisht përbërësit aktivë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen i hidrolizuar, kafeinë, adenozinë
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
BIODANCE Rejuvenating Caviar PDRN Real Deep Mask
BIODANCE Rejuvenating Caviar PDRN Real Deep Mask
BIODANCE Rejuvenating Caviar PDRN Real Deep Mask është një maskë hidrogel e avancuar me një sasi të lartë serumi të koncentruar, e cila ngjitet në mënyrë perfekte me lëkurën dhe gradualisht bëhet transparente ndërsa përbërësit aktivë absorbohen thellë. Ndryshe nga maskat klasike që qëndrojnë vetëm disa minuta, kjo maskë është e formuluar për përdorim të gjatë 3-4 orë gjatë ditës ose gjatë gjithë natës duke siguruar depërtim maksimal dhe rezultate të dukshme në elasticitet, hidratim dhe rigjenerim. Formulimi i saj luksoz kombinon Caviar Water & Caviar Extract në përqendrim të lartë, të pasur me proteina dhe minerale që ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe në përmirësimin e densitetit dhe shkëlqimit natyral. Në thelb të formulës gjendet edhe PDRN (Sodium DNA) së bashku me Salmon Egg Extract, të njohur për rigjenerimin intensiv të lëkurës, përmirësimin e elasticitetit dhe rikthimin e vitalitetit në lëkurën e lodhur ose të dëmtuar. Teknologjia hidrogel siguron hidratim afatgjatë dhe shpërndarje graduale të përbërësve aktivë, duke ndihmuar që lëkura të duket më e fortë, më e lëmuar dhe më e rigjallëruar pas çdo përdorimi. Përveç përbërësve kryesorë, formula përfshin edhe niacinamide, allantoin, vaj jojoba, aloe vera dhe ekstrakte botanike që qetësojnë, ushqejnë dhe ndihmojnë në përmirësimin e teksturës së lëkurës. Rezultatet klinike dhe feedback-u i përdoruesve tregojnë për përmirësim të dukshëm në shkëlqim, hidratim dhe rigjenerim, ndërsa formula e butë është testuar si hipoalergjike dhe e përshtatshme edhe për lëkura të ndjeshme. Pra çfarë ofron kjo maskë? Rigjenerim i thellë? Po. Rritje elasticiteti dhe firming? Po. Hidratim afatgjatë dhe barrierë më e fortë? Po. Shkëlqim dhe vitalitet i menjëhershëm? Po. Një trajtim intensiv që kombinon luksin e kaviarit me teknologjinë PDRN për një lëkurë më të shëndetshme, më të fortë dhe dukshëm më rinore.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*34gr
Përdorimi
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt Kaviari, Ujë Kaviari, PDRN (Sodium DNA), Ekstrakt i Vezëve të Salmonit, Niacinamide, Allantoinë, Aloe Vera, Vaj Jojoba
Lista e plotë e përbërësve
Caviar Water, Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Propylene Glycol Dibenzoate, Chondrus Crispus Extract, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Potassium Chloride, Algin, Chondrus Crispus Powder, Polyacrylate-13, Allantoin, Glyceryl Stearate, Cellulose Gum, Glucomannan, Xanthan Gum, Ethylhexyl Olivate, Eclipta Prostrata Extract, Sucrose, Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Polyisobutene, Sodium Acrylates Copolymer, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Adenosine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Sodium Phytate, Polyglyceryl-4 Oleate, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexyl Palmitate, Melia Azadirachta Flower Extract, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Sorbitan Isostearate, Rosa Damascena Flower Water, Sodium Polyacrylate, Coccinia Indica Fruit Extract, Caviar Extract, Salmon Egg Extract, Iris Florentina Root Extract, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Tocopherol, Sodium DNA
Marka
Biodance u themelua me misionin për të ofruar produkte të kujdesit të lëkurës që përmbajnë përbërës natyralë dhe të sigurtë, të cilët janë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Marka është e angazhuar për të përdorur teknologjinë e fundit në formulimet e saj për të siguruar efektivitetin maksimal. Ashtu si shumë marka koreane të kujdesit të lëkurës, Biodance e ka filluar rrugëtimin e saj në Kore të Jugut, një vend i njohur për avancimet e tij në fushën e kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës. Biodance beson në fuqinë e përbërësve natyralë dhe e bën këtë filozofi qendrore të markës. Produktet e tyre shpesh përmbajnë ekstrakte nga bimë dhe substanca natyrale që kanë provuar të kenë efekte pozitive për lëkurën. Marka është e njohur për kërkimin dhe zhvillimin intensiv, duke përdorur teknologjinë për të zhvilluar produkte që janë inovative dhe efektive. Ky qasje ka bërë që Biodance të fitojë një ndjekës të përkushtuar si në tregun vendas ashtu edhe ndërkombëtarisht. Biodance gjithashtu ka një angazhim të fortë ndaj mjedisit dhe etikës në prodhimin e saj, duke përdorur praktika të qëndrueshme dhe duke shmangur testimin mbi kafshët.
BIODANCE Radiant Vita Niacinamide Real Deep Mask
BIODANCE Radiant Vita Niacinamide Real Deep Mask
BIODANCE Radiant Vita Niacinamide Real Deep Mask është një maskë hidrogel me përmbajtje të lartë serumi të koncentruar që ngjitet në mënyrë perfekte me lëkurën dhe gradualisht bëhet transparente ndërsa përbërësit aktivë absorbohen thellë. Ndryshe nga maskat klasike që përdoren vetëm për pak minuta, kjo maskë është formuluar për përdorim të zgjatur rreth 3-4 orë gjatë ditës ose gjatë gjithë natës duke siguruar depërtim maksimal dhe rezultate të dukshme në ndriçim, hidratim dhe përmirësim të tonit të lëkurës. Formulimi i saj përqendrohet te niacinamide, një përbërës i njohur për reduktimin e poreve dhe njollave të errëta, i kombinuar me Glutathione, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në përmirësimin e tonalitetit dhe shkëlqimit të lëkurës. Në formulë përfshihet edhe Uji i Ananasit, i pasur me enzima natyrale që ndihmojnë në eksfolimin e butë dhe në rafinimin e teksturës, duke e bërë lëkurën të duket më e freskët dhe më e lëmuar. Teknologjia hidrogel siguron shpërndarje graduale të përbërësve aktivë dhe hidratim afatgjatë, duke ndihmuar në rikthimin e vitalitetit dhe energjisë së lëkurës së zbehtë dhe të lodhur. Përveç përbërësve kryesorë, formula përfshin edhe kompleks Acid Hialuronik, Allantoin dhe Adenosine, të cilat ndihmojnë në qetësimin, hidratimin shumë-shtresor dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Formula e butë dhe hipoalergjike është e përshtatshme edhe për lëkura të ndjeshme dhe ndimon në përmirësimin gradual të teksturës, njëtrajtësimit dhe shkëlqimit. Pra çfarë ofron kjo maskë? Ndriçim dhe uniformim të tonit? Po. Hidratim të thellë dhe efekt “plump”? Po. Përmirësim të teksturës dhe shkëlqim natyral? Po. Vitalitet dhe freski të menjëhershme? Po. Një trajtim intensiv “tone-texture-glow” që rikthen vitalitetin e lëkurës dhe e bën atë të duket më e shëndetshme, më e njëtrajtshme dhe dukshëm më rrezatuese.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*34gr
Përdorimi
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, glutathione, acid hialuronik, allantoin, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Water, Glycerin, Acrylates Copolymer, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Betaine, Chondrus Crispus, Polyglyceryl-10 Laurate, Potassium Chloride, Sucrose, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Allantoin, Agar, Cellulose Gum, Ethylhexylglycerin, Butylene Glycol, Adenosine, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Sclerotium Gum, Disodium EDTA, Rosa Damascena Flower Water, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Iris Florentina Root Extract, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Extract, Hippophae Rhamnoides Oil, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Tocopherol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Gluconolactone, Boron Nitride, Caprylyl Glycol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Glutathione, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate
Marka
Biodance u themelua me misionin për të ofruar produkte të kujdesit të lëkurës që përmbajnë përbërës natyralë dhe të sigurtë, të cilët janë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Marka është e angazhuar për të përdorur teknologjinë e fundit në formulimet e saj për të siguruar efektivitetin maksimal. Ashtu si shumë marka koreane të kujdesit të lëkurës, Biodance e ka filluar rrugëtimin e saj në Kore të Jugut, një vend i njohur për avancimet e tij në fushën e kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës. Biodance beson në fuqinë e përbërësve natyralë dhe e bën këtë filozofi qendrore të markës. Produktet e tyre shpesh përmbajnë ekstrakte nga bimë dhe substanca natyrale që kanë provuar të kenë efekte pozitive për lëkurën. Marka është e njohur për kërkimin dhe zhvillimin intensiv, duke përdorur teknologjinë për të zhvilluar produkte që janë inovative dhe efektive. Ky qasje ka bërë që Biodance të fitojë një ndjekës të përkushtuar si në tregun vendas ashtu edhe ndërkombëtarisht. Biodance gjithashtu ka një angazhim të fortë ndaj mjedisit dhe etikës në prodhimin e saj, duke përdorur praktika të qëndrueshme dhe duke shmangur testimin mbi kafshët.
BIODANCE Refreshing Sea Kelp Real Deep Mask
BIODANCE Refreshing Sea Kelp Real Deep Mask
BIODANCE Refreshing Sea Kelp Real Deep Mask është një maskë hidrogel e krijuar për të qetësuar, rikthyer freskinë dhe balancuar lëkurën në nivel të thellë. Ndryshe nga maskat klasike që përdoren vetëm për pak minuta, kjo maskë është formuluar për përdorim të zgjatur rreth 3-4 orë gjatë ditës ose gjatë gjithë natës duke siguruar depërtim maksimal dhe rezultate të dukshme në ndriçim, hidratim dhe përmirësim të tonit të lëkurës. Formulimi i saj përmban 10% ekstrakt të algave detare (Sea Kelp), një përbërës i mbushur me antioksidantë, minerale dhe aminoacide që ndihmojnë në qetësimin e irritimeve, reduktimin e skuqjes dhe rigjenerimin e barrierës së lëkurës. Ky ekstrakt gjithashtu ndihmon në balancimin e sebumit të tepërt të lëkurës, duke e bërë këtë maskë veçanërisht të përshtatshme për lëkurë të yndyrshme ose të prirur ndaj akneve. Përveç algave detare, formulimi përfshin Ujë të Detit të Thellë (5%), i pasur me minerale që ndihmojnë në tonifikimin e lëkurës. Ndërsa, shtimi i Centella Asiatica, Rosa Damascena Water, Spirulina Extract dhe përbërës si Allantoin dhe Betaine ushqejnë, hidratojnë dhe ndihmojnë në përmirësimin e teksturës së lëkurës, duke e bërë maskën të përshtatshme edhe për lëkura të ndjeshme. Pra çfarë ofron kjo maskë? Qetësim dhe reduktim të irritimit? Po. Kontroll i sebumit? Po. Hidratim i thellë pa ngjitje? Po. Teksturë më e rafinuar dhe freski e dukshme? Po. Një trajtim intensiv që kombinon fuqinë detare të algave dhe ujit të thellë për një lëkurë më të qetë, më të balancuar dhe me një pamje më të shëndetshme.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*34gr
Përdorimi
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% ekstrakt të algave detare (Sea Kelp), Ujë të Detit të Thellë (5%), Centella Asiatica, Rosa Damascena Water, Spirulina Extract, Allantoin, Betaine
Lista e plotë e përbërësve
Water(Aqua), Lactobacillus/Kelp Ferment Filtrate, Glycerin, Dipropylene Glycol, Acrylates Copolymer, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus, Sea Water, Betaine, Algin, Agar, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Potassium Chloride, Sucrose, Caprylyl Glycol, Laminaria Digitata Water, Allantoin, Xanthan Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylglycerin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Disodium EDTA, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Citric Acid, Rosa Damascena Flower Water, Melia Azadirachta Flower Extract, Iris Florentina Root Extract, Butylene Glycol, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Laminaria Japonica Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Kjellmaniella Gyrata Extract, Centella Asiatica Extract, Bifida Ferment Lysate, Lactose, Lactobacillus Ferment, Spirulina Platensis Extract, Jania Rubens Extract, Tocopherol, Panthenol, Madecassoside
Marka
Biodance u themelua me misionin për të ofruar produkte të kujdesit të lëkurës që përmbajnë përbërës natyralë dhe të sigurtë, të cilët janë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Marka është e angazhuar për të përdorur teknologjinë e fundit në formulimet e saj për të siguruar efektivitetin maksimal. Ashtu si shumë marka koreane të kujdesit të lëkurës, Biodance e ka filluar rrugëtimin e saj në Kore të Jugut, një vend i njohur për avancimet e tij në fushën e kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës. Biodance beson në fuqinë e përbërësve natyralë dhe e bën këtë filozofi qendrore të markës. Produktet e tyre shpesh përmbajnë ekstrakte nga bimë dhe substanca natyrale që kanë provuar të kenë efekte pozitive për lëkurën. Marka është e njohur për kërkimin dhe zhvillimin intensiv, duke përdorur teknologjinë për të zhvilluar produkte që janë inovative dhe efektive. Ky qasje ka bërë që Biodance të fitojë një ndjekës të përkushtuar si në tregun vendas ashtu edhe ndërkombëtarisht. Biodance gjithashtu ka një angazhim të fortë ndaj mjedisit dhe etikës në prodhimin e saj, duke përdorur praktika të qëndrueshme dhe duke shmangur testimin mbi kafshët.
MEDICUBE PDRN Pink Caffeine Night Wrapping Mask
MEDICUBE PDRN Pink Caffeine Night Wrapping Mask
MEDICUBE PDRN Pink Caffeine Night Wrapping Mask është një maskë nate rikuperuese që punon ndërsa ju flini, duke formuar një shtresë të lehtë “wrapping” mbi lëkurë për të siguruar efekt maksimal rigjenerues. Formula e saj e avancuar kombinon fuqinë e PDRN (DNA salmoni), i cili nxit rigjenerimin qelizor në lëkurë dhe përmirëson elasticitetin, me kafinën, që redukton ënjtjen dhe i jep lëkurës një pamje më të freskët në mëngjes. Maskës i shtohen niacinamide, që njëtrajtëson tonalitetin dhe përmirëson teksturën, si edhe kolagjen, elastinë dhe peptide hidratuese, të cilat mbushin lëkurën me lagështi dhe forcojnë barrierën mbrojtëse. Falë përbërësve qetësues si allantoin dhe vitaminës E, maska ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe ruajtjen e butësisë së lëkurës gjatë gjithë natës. Pas përdorimit, lëkura zgjohet më e lëmuar, më e freskët dhe dukshëm më e ndritshme. E përshtatshme për të gjitha tipologjitë e lëkurës, sidomos për lëkurë të lodhur, të dehidruar ose me mungesë elasticiteti që kërkon rikthim të vitalitetit dhe një pamje më rinore.
*75ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe keni përfunduar rutinën tuaj merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Në mëngjes, tërhiqeni ngadalë poshtë. Më pas vazhdoni me hapat e rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN (DNA salmoni), kafinë, kolagjen, elastinë, peptide, allantoin, vitamin E
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Glycereth-26, Polyvinyl Alcohol, Niacinamide, Benzyl Glycol, Xanthan Gum, Algin, C12-14 Alketh-12, Allantoin, Synthetic Fluorphlogopite, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Cyanocobalamin, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Titanium Dioxide (CI 77891), Sodium DNA, Butylene Glycol, Rosa Damascena Flower Oil, Caffeine, Propanediol, Ascorbic Acid, Tocopheryl Acetate, Chondrus Crispus Extract, Glycine, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Serine, Glutamic Acid, Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Aspartic Acid, Leucine, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Collagen Extract, Hydrolyzed Elastin, Alanine, Lysine, Sodium Acetylated Hyaluronate, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Caprylyl Glycol, Histidine, Methionine, Cysteine, Mannitol, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Collagen, Hexapeptide-9, Nonapeptide-1
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
SOME BY MI Characoal BHA Pore Clay Bubble Mask
SOME BY MI Characoal BHA Pore Clay Bubble Mask
Pastrues fytyre ujor në formë maske
Kjo maskë në formë flluskash është e formuluar me 0.5% acid salicilik BHA me origjinë natyrale, (ujë nga lëvorja e pemës së shelgut willow bark) 3% ekstrakt qymyr druri dhe 5% kaolinë për të ofruar një eksfolim të butë. Falë kombinimit të këtyre përbërësve, ky produkt arrin të pastrojë thellësisht lëkurën nga pikat e zeza, pikat e bardha dhe të shpërbëjë papastërtitë e grumbulluara në pore, duke premtuar një lëkurë të pastër. Me ndihmën e Truecica, kjo maskë ndihmon në reduktimin e poreve te hapura dhe vepron si një eksfoliant natyral, duke dhuruar përmirësim të teksturës së lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kjo maskë do të bëjë që lëkura juaj të ndjehet shumë e pastër, e butë dhe e hidratuar për një shkëlqim rinor. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*120gr
Përdorimi
Aplikoni një shtresë të hollë të maskës, në lëkurë të thatë. Prisni 3-5 minuta dhe pasi të fillojë të shkumojë, lagni majat e gishtave me ujë dhe masazhoni fytyrën me lëvizje rrethore për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët, dhe vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës tuaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.5% acid salicilik BHA, 3% ekstrakt qymyr druri dhe 5% kaolinë, Truecica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Kaolin(50,000 ppm), Charcoal Powder(30,000 ppm), Disodium Laureth Sulfosuccinate, Methyl Perfluoroisobutyl Ether, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Lauric Acid, Potassium Cocoyl Glycinate, Coco-Betaine, Methyl Perfluorobutyl Ether, Acrylates Copolymer, Manicouagan Clay(100 ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Madecassic Acid, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Ascorbyl Glucoside, Glutathione, Salicylic Acid(5,000 ppm), Caprylyl Glycol, Citric Acid, Water(Carbonated Water), Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Fragrance
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
AROCELL Super Collagen Mask
AROCELL Super Collagen Mask
AROCELL Super Collagen Mask konsiderohet gjerësisht si “kufiri i fundit” i teknologjisë së maskave prej hidrogjeli, duke u bërë zgjedhja ideale për ata që kërkojnë rezultate profesionale në kushte shtëpie. Por çfarë e bën këtë maskë të dallojë nga të tjerat? Sekreti qëndron në formulimin e saj unik, ku i gjithë serumi është i ngurtësuar në formën e një maske “gome” që reagon ndaj temperaturës së lëkurës. Gjatë përdorimit, maska transformohet nga e bardhë opake në transparente brenda 3 deri në 5 orësh, duke lejuar përthithjen maksimale të përbërësve aktivë, madje edhe gjatë natës, me një fuqi depërtuese shumë më të lartë. Formulimi përdor kolagjen me peshë molekulare jashtëzakonisht të ulët (300 Dalton), duke siguruar që ai të mos qëndrojë vetëm në sipërfaqe, por të depërtojë në shtresat ku ndodh realisht rigjenerimi i lëkurës. Përveç kolagjenit, maska është e pasuruar me Faktorë Rritjeje (EGF) dhe peptide, të cilat veprojnë si një “botoks natyral”, duke dhënë efekt lifting të menjëhershëm dhe duke përmirësuar konturet e fytyrës. Ndërkohë, acidi hialuronik siguron hidratim intensiv dhe efekt volumizues, ndërsa uji i branit të orizit dhe niacinamidet ndihmojnë në minimizimin e poreve dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe të lëmuar, si pas një trajtimi luksoz në spa. E përshtatshme për çdo tip lëkure.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*43gr
Përdorimi
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolgjen, EGF, acid hialuronik, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Niacinamide, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Powder, Chondrus Crispus Extract, Panthenol, Glyceryl Stearate, Betaine, Trehalose, PEG-100 Stearate, Collagen, Butylene Glycol, Cellulose Gum, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Potassium Chloride, Sodium Polyacrylate, Polysorbate 60, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Hydrogenated Polydecene, Glyceryl Caprylate, Sucrose, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Trideceth-6, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Pantolactone, Lecithin, Human Cord Blood Cell Conditioned Media, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Cholesterol, Tocopherol, Acetyl Tetrapeptide-5, Palmitoyl Tripeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Fragrance
Marka
AROCELL nuk është thjesht një brand i radhës i bukurisë koreane, por një lider në fushën e "Bio-Dermatologjisë" që shkrin kufijtë mes kozmetikës dhe shkencës qelizore. Filozofia e tyre bazohet në përdorimin e teknologjisë së fundit, si liofilizimi (tharja në ngrirje), për të mbajtur përbërësit aktivë në gjendjen e tyre më të pastër dhe më efikase deri në momentin që prekin lëkurën tuaj. Ajo që e dallon vërtet Arocell në tregun global është fokusi obsesiv te pesha molekulare; duke përdorur kolagjen dhe peptide me vetëm 300 Dalton, ata garantojnë një depërtim në shtresat më të thella të dermës, aty ku produktet e zakonshme nuk arrijnë dot. Duke integruar përbërës revolucionarë si qelizat staminale nga gjaku i kordonit kërthizor dhe peptidet e derivuara nga botulini, ky brand ofron një alternativë reale ndaj procedurave invazive estetike. Pra, Arocell nuk ofron thjesht produkte mirëmbajtjeje, por trajtime intensive rigjeneruese që synojnë "resetimin" e moshës së lëkurës, duke e bërë atë emrin më të besuar për ata që kërkojnë rezultate konkrete, shkencore dhe afatgjata.
MEDIPEEL+ Red Lacto Collagen Wrapping
MEDIPEEL+ Red Lacto Collagen Wrapping
MEDIPEEL Red Lacto Collagen Wrapping është maska më "IN" e momentit për kujdesin ndaj lëkurës, e cila thahet pas një periudhe të shkurtër kohore duke krijuar një shtresë të hollë si "lëkura e gjarprit" që mund të lëvrohet lehtësisht. Kjo maskë ndihmon në tkurrjen e poreve dhe rrit elasticitetin e lëkurës duke ofruar një lëkurë të pastër dhe të butë. E formuluar me 70.2% kolagjen të hidrolizuar, kjo maskë nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë, duke minimizuar dhe parandaluar vijat e holla dhe rrudhat. Përbërësit si vaji i farës së jojobës ofrojnë një hidratim të thellë dhe kujdes intensiv për lëkurën, ndërsa prania e hialuronat natriumit dhe panthenolit përshpejton procesin e rikthimit të lagështisë së lëkurës dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm të mjedisit. Kjo maskë do t’ju mrekullojë me efektet e saj çudibërëse dhe do ta ndjeni lëkurën më të pastër, të hidratuar dhe me më shumë elasticitet.
*70ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe keni përfunduar rutinën tuaj merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Kur maska të jetë tharë plotësisht (20-30 minuta), tërhiqeni ngadalë poshtë. Më pas aplikoni kremin hidratues.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen të hidrolizuar, vaj i farës së jojobës,hialuronat natriumit, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Hydrolyzed Collagen Extract(70.23 %), Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Polyvinyl Alcohol, Methylpropanediol, 1,2-hexanediol, Algin, Polysorbate 80, Caprylic/capric Triglyceride, Polyglyceryl-10 Oleate, Pullulan, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Stearate, Panthenol, Disteardimonium Hectorite, Sodium Polystyrene Sulfonate, Water, Cellulose Gum, Tocopheryl Acetate, Allantoin, Butylene Glycol, Sodium Phytate, Lactobacillus Ferment(1,000 Ppm), Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Lysine, Alanine, Arginine, Valine, Isoleucine, Tyrosine, Threonine, Phenylalanine, Proline, Histidine, Methionine, Cysteine, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Peg-100 Stearate, Fragrance, Ethylhexylglycerin
Marka
MISSHA Speedy Solution Face Up Patch
MISSHA Speedy Solution Face Up Patch
MISSHA Speedy Solution Face Up Patch është një maskë lifting e krijuar posaçërisht për zonën e nofullës dhe konturimin e fytyrës, duke ndihmuar në përmirësimin e elasticitetit dhe tonifikimin e lëkurës. Dizajni i saj ergonomik përshtatet lehtësisht me konturet e fytyrës dhe krijon një efekt lifting, duke e bërë nofullën të duket më e definuar dhe fytyrën më të tonifikuar. Formula është e pasur me kollagen, i cili ndihmon në përmirësimin e elasticitetit së lëkurës, ndërsa Adenosine ndihmon në lëmimin e linjave të imëta dhe në përmirësimin e pamjes së lodhur të fytyrës. Materiali fleksibël ngjitet në mënyrë perfekte në lëkurë, duke ndihmuar që përbërësit aktivë të përthithen më mirë për një efekt më intensiv. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e lëmuar dhe dukshëm më e tendosur.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, vajra esencial.
*1 copë
Përdorimi
*Këshillohet të përdoret 3x javë për efekt maksimal!
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën. Tërhiqeni me kujdes nga nofulla drejt veshëve dhe kapni rripat rreth tyre për një qëndrueshmëri perfekte. Rregulloni pozicionin e rripave dhe mjekrën për një ndjesi komode. Mbajeni për 10-20 minuta, më pas hiqeni maskën dhe masazhoni butësisht esencën e mbetur në lëkurë për të përthithur plotësisht përbërësit aktivë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Marka
DR.LIENJANG 49 Toning Gel Mask
DR.LIENJANG 49 Toning Gel Mask
DR.LIENJANG 49 Toning Gel Mask është zhvilluar nga specialistët e rrjetit të famshëm të klinikave estetike "Lienjang" në Korenë e Jugut, si një zgjidhje profesionale për rigjenerimin e lëkurës pas trajtimeve klinike. Ajo që e bën këtë maskë unike është kompleksi i saj prej 49 përbërësish aktivë, ku përmban: Snow Extract, i cili nxit prodhimin e kolagjenit për një efekt "lifting"; Dual Toning Elixir, një kombinim i fuqishëm i Acidit Traneksamik dhe Glutationit që targeton hiperpigmentimin; si dhe Tri-Calm Complex (Madecassoside, Allantoin dhe D-Panthenol) që ofron një qetësim të menjëhershëm të lëkurës së irrituar. Ndryshe nga maskat e thjeshta, formulimi i saj përdor një teknologji hidrogjeli që përmban 10 lloje të ndryshme të Acidit Hialuronik me pesha të ndryshme molekulare, duke siguruar një hidratim multistratifikuar që depërton deri në dermën e sipërme. Përveç efektit ndriçues (toning), maska ka një veti specifike ftohëse që ul temperaturën e lëkurës menjëherë pas aplikimit, duke reduktuar inflamacionin dhe duke stimuluar qarkullimin e gjakut për një shërim më të shpejtë. E përshtatshme për çdo tip lëkure.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*49ml x 5ea
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 30-40 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj)
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Snow Extract, Tri-Calm Complex, Dual Toning Elixir, 10 lloje të ndryshme të Acidit Hialuronik, 17 aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide (Vitamina B3), Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Powder, Glyceryl Stearate, Butylene Glycol, Cellulose Gum, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Sodium Polyacrylate, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Hydrogenated Polydecene, Glyceryl Caprylate, Polysorbate 20, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Trideceth-6, Tranexamic Acid, Glutathione, Cetraria Islandica Extract, Panthenol, Madecassoside, Allantoin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Magnesium Ascorbyl Phosphate (Vitamina C), Tocopheryl Acetate (Vitamina E), Silica, Disodium EDTA, Fragrance.
Marka
Dr. LIENJANG përfaqëson kulmin e dermo-kozmetikës koreane, ku çdo formulë mbart vulën e aprovimit të klinikave më të njohura estetike në Seul. Brandi operon me filozofinë se "lëkura duhet trajtuar si në klinikë", duke ofruar produkte me gradë mjekësore që kombinojnë përbërësit më të fuqishëm zbardhues, lifting dhe qetësues. Duke u fokusuar te shkenca e rikuperimit dhe rigjenerimit qelizor, Dr. LIENJANG transformon rutinën e thjeshtë të bukurisë në një protokoll të mirëfilltë mjekësor, duke garantuar rezultate të dukshme në teksturë, ton dhe elasticitet pa pasur nevojë për procedura invazive

