SOME BY MI Super Matcha Pore Clean Clay Mask

1,900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 10 dhe Tetor 11.

Përshkrimi

SOME BY MI Super Matcha Pore Clean Clay Mask është zgjedhja ideale për një pastrim të thellë të poreve, kontrollin e sebumit të tepërt, si edhe për rigjenerimin e lëkurës së lodhur. Kjo maskë me bazë argjile është e formuluar me përbërës si kaolini dhe bentoniti, të cilët veprojnë si magnet për papastërtitë dhe yndyrën e tepërt, duke ndihmuar në pastrimin dhe minimizimin e poreve. Siç tregon edhe vetë emri, përbërësi “magjik” i kësaj maske është ekstrakti i Matcha-s (çaj jeshil i koncentruar), i njohur për vetitë e tij të fuqishme antioksiduese dhe astringente, që ndihmojnë në kontrollin e sebumit, qetësimin e irritimeve dhe rigjenerimin e lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Maska është e pasur me Tea Tree dhe Centella Asiatica, dy përbërës të njohur për vetitë e tyre antibakteriale dhe anti-inflamatore, të cilët ndihmojnë në reduktimin e skuqjes, parandalimin e akneve dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Një përbërës tjetër kryesor i kësaj maske është ekstrakti i lëvores së shelgut (Willow Bark), një burim natyral i acidit salicilik (BHA), që ndihmon në eksfolimin e butë të qelizave të vdekura dhe pastrimin e poreve të bllokuara. Ndryshe nga maskat tradicionale me argjilë, që shpesh e thajnë dhe e irritojnë lëkurën, kjo formulë përmban gjithashtu ujë akullnajor dhe përbërës hidratues si glicerina, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe hidratimin gjatë dhe pas përdorimit. Maska është e përshtatshme për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me tendencë akneike, si edhe është e sigurtë për lëkurë sensitive.

*100ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10-15 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

kaolini, bentonit, ekstrakt Matcha, Tea Tree, Centella Asiatica, BHA

Lista e plotë e përbërësve

Water, Kaolin (120,000 ppm), Glycerin, Camellia Sinensis Leaf Water (102,000 ppm) Titanium Dioxide (CI 77891), Bentonite, Magnesium Aluminum Silicate, Caramel, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Silica, Manicouagan Clay (1,000 ppm), Camellia Sinensis Leaf (6,000 ppm), Camellia Sinensis Leaf Powder(4,000 Ppm), Houttuynia Cordata Powder, Centella Asiatica Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract (100 ppm), Salix Alba Salix Alba (Willow) Bark Extract, Rosa Rugosa Leaf Extract, Mellissa Officinalis Leaf Extract, Water(Glacier Water), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Water (Carbonated Water), Allantoin, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic, Acid, Capryloyl Salicylic Acid, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Polyvinyl Alcohol, 1,2-hexanediol, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Rasberry Ketone, CI 42090.

Marka

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.








 

Reviews

Shpërndani

1,900.00 ALL