SOME BY MI Real Care Mask, janë maskat më të reja të koleksionit "Koral Secrets"nga marka më inovative dhe e pëlqyer SOME BY MI. Këto maska pëlhure me fibra celuloze janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në disa variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, aknet, poret, sensitivitetin etj. 

Real Tea tree Calming Care Mask 

Formulimi me Tea Tree qetëson irritimin e lëkurës, dhe trajton intensivisht aknet duke mundësuar minimizimin e çdo inflamacioni.

Real Cica Calming Care Mask

Formulimi me centella asiatica ka veti antibakteriale e cila ndihmon në trajtimin e akneve, sensitivitetit dhe gjendjes së rosaceas në lëkurë. 

Real AHA. BHA.PHA Calming Care Mask

Përmban 3 lloje të ndryshme eksfoliantësh kimik, si AHA, BHA, PHA, pa harruar ekstraktin e frutit të Papaya-s dhe Witch Hazel, që nxit ripërtëritjen e qelizave. AHA, largon qelizat e vdekura. BHA, pastron thellësisht poret nga sebumi i tepërt. PHA, mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës.

Real Aloe Soothing Care Mask

Formulimi me Aloe Vera ndihmon në qetësimin e lëkurës së acaruar nga dëmtimi i diellit duke ulur temperaturën e lëkurës me efektin e saj freskues. 

Real Honey Luminous Care Mask

Formulimi me Honey ofron hidratim të thellë dhe ka veti të fuqishme antibakteriale. Premton një lëkurë të shëndetshme dhe me vitalitet.

Real Vitamin Brightening Care Mask

Formulimi me Lemon ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe, atyre post-akne, dhe qukave. 

Real Hyaluron Hydra Care Mask

Formulimi me acid hyaluronik ndihmon në luftën kundër shenjave pre-mature të moshës, siç janë: dehidratimi, lëshimi i lëkurës, vijat dhe rrudhat.

Formulimi është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial.

*20g

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, Dipropylene Glycol, Betaine, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Butylene Glycol, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, t-Butyl Alcohol, Polyglyceryl-10 Laurate, Disodium EDTA, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin, Tocopherol

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

SOME BY MI Real Care Mask

150 ALL 300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI