MEDIHEAL Watermide Essential Mask është një maskë e cila mundëson hidratim të thellë dhe të menjëhershëm në lëkurë. Kjo maskë është e formuluar me 3 komplekse aktive Sea Water Aqua Seal, Glyceryl Glucoside të cilat komponentë kryesorë kanë ujin, i cili është agjenti kryesorë për të pasur një lëkurë të hidratuar. Këta përbërës ruajnë lagështinë e lëkurës e rigjenerojnë dhe forcojnë barrierën e saj. Nga ana tjetër formulimi me niacinamide bën të mundur tkurrjen e poreve dhe ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës sidomos për atë të dehidratuar por edhe sensitive. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*24ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

3 komplekse aktive Sea Water Aqua Seal, Glyceryl Glucoside, niacinamide, keramide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, Glycereth-26 Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Sea Water, Glyceryl Glucoside, Arginine, Betaine, Xanthan Gum, Carbomer, Trehalose, Panthenol, Allantoin, Xylitylglucoside, Polyglyceryl-10 Laurate, Anhydroxylitol, Zeolite, Polyglyceryl-4 Laurate, Glucose, Octyldodeceth-16, Xylitol, Tocopherol, Hydroxyethylcellulose, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Glycine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Sodium Polyacrylate, Sodium Chloride, Disodium EDTA, Ceramide NP, Anastatica Hierochuntica Extract, Serine, Histidine, Alanine, Threonine, Proline, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Magnesium Chloride, Calcium Chloride, Fragrance

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Watermide Essential Mask (1pc.)

150 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI