Maska hidratuese e gjumit MEDIHEAL Vita C Brightening Sleeping Mask është një trajtim i avancuar që kujdeset për lëkurën tuaj ndërsa flini, duke e bërë rutinën tuaj të bukurisë të thjeshtë dhe efektive. Ndryshe nga maskat tradicionale që kanë nevojë të lahen pas një periudhe të shkurtër kohe, kjo maskë aplikohet si hapi i fundit i kujdesit tuaj të lëkurës në mbrëmje dhe lihet të veprojë gjatë gjithë natës. Gjatë kësaj kohe, ajo depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke ofruar një hidratim intensiv dhe të vazhdueshëm që zgjat deri në mëngjes. E pasuruar me 5% niacinamide, kjo formulë ndihmon në barazimin e tonit të lëkurës, reduktimin e njollave dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Ndërsa, kompleksi Panthenol Active 3X punon për të qetësuar dhe rigjeneruar lëkurën, duke zbutur ndjesitë e thatësisë dhe irritimit. Nga ana tjetër, formulimi me vitaminë C, PHA dhe LHA ndihmon në lëmimin, hidratimin dhe rifreskimin e lëkurës, duke e bërë atë të duket më e shëndetshme dhe e rigjallëruar. Falë teknologjisë unike Vitasome, kjo maskë ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe hiperpigmentimit, ndërsa në të njëjtën kohë mban nën kontroll shenjat e moshës, duke promovuar një pamje të freskët dhe rinore. Tekstura e saj xhelore e lehtë përthithet shpejt, duke mos lënë ndjesi të yndyrshme ose të rëndë, ndërsa aroma e saj e freskët krijon një ndjesi relaksi dhe qetësie para gjumit. Kur të zgjoheni, do të ndjeni një lëkurë të butë, të hidratuar dhe me shkëlqim të shëndetshëm, gati për të përballuar ditën.

*20ml

Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj. Këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë.

Përbërësit "magjik"

5% niacinamide, Panthenol Active 3X, vitaminë C, PHA, LHA

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Niacinamide, Hydrogenated Polyisobutene, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Sodium Carbomer, Hippophae Rhamnoides Water, Ethylhexylglycerin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Sodium Polyacrylate Starch, 1, 2-Hexanediol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Pantolactone, Polyglyceryl-10 Laurate, Limonene, Glyceryl Glucoside, Disodium EDTA, Hydrogenated Lecithin, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Extract, Pelargonium Graveolens Water, Rosa Damascena Flower Water, Tremella Fuciformis Polysaccharide, Eucalyptus Globulus Leaf Water, Gluconolactone, Capryloyl Salicylic Acid, Barosma Betulina Leaf Extract, Bambusa Vulgaris Leaf Extract, Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Extract, Panthenol, Pantothenic Acid, Sodium Hyaluronate, Ferula Galbaniflua (Galbanum) Resin Oil, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Seed Oil, Fullerenes, Menadione, Pyridoxine HCL, Riboflavin, Sodium Ascorbyl Phosphate, Thiamine HCL, Tocopheryl Acetate

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.




MEDIHEAL Vita C Brightening Sleeping Mask

150 ALL 300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI