Maska hidratuese e gjumit MEDIHEAL Hyaluron Hydrating Sleeping Mask është një trajtim i avancuar që kujdeset për lëkurën tuaj ndërsa flini, duke e bërë rutinën tuaj të bukurisë të thjeshtë dhe efektive. Ndryshe nga maskat tradicionale që kanë nevojë të lahen pas një periudhe të shkurtër kohe, kjo maskë aplikohet si hapi i fundit i kujdesit tuaj të lëkurës në mbrëmje dhe lihet të veprojë gjatë gjithë natës. Gjatë kësaj kohe, ajo depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke ofruar një hidratim intensiv dhe të vazhdueshëm që zgjat deri në mëngjes. E pasuruar me 5% niacinamide, kjo formulë ndihmon në barazimin e tonit të lëkurës, reduktimin e njollave dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Ndërsa, kompleksi Panthenol Active 3X punon për të qetësuar dhe rigjeneruar lëkurën, duke zbutur ndjesitë e thatësisë dhe irritimit.  Nga ana tjetër, formulimi me 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik ofron hidratim intensiv, duke forcuar barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës dhe duke e mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm. Tekstura e saj xhelore e lehtë përthithet shpejt, duke mos lënë ndjesi të yndyrshme ose të rëndë, ndërsa aroma e saj e freskët krijon një ndjesi relaksi dhe qetësie para gjumit. Kur të zgjoheni, do të ndjeni një lëkurë të butë, të hidratuar dhe me shkëlqim të shëndetshëm, gati për të përballuar ditën.

*20ml

Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj. Këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë.

Përbërësit "magjik"

5% niacinamide, Panthenol Active 3X, 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Caprylyl Glycol, Sea Water, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Hydroxyacetophenone, Diethoxyethyl Succinate, Arginine, Carbomer, 1, 2-Hexanediol, Butylene Glycol, Aminobutyric Acid, Myosotis Sylvatica Flower/Leaf/Stem Extract, Methyl Soyate, Pantolactone, Polyglyceryl-10 Laurate, Saccharomyces Ferment Filtrate, Galactomyces Ferment Filtrate, Rosa Damascena Flower Water, Disodium EDTA, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Hydrogenated Lecithin, Glyceryl Glucoside, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Brassica Campestris (Rapeseed) Extract, Paeonia Suffruticosa Branch/Flower/Leaf Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Rosa Rugosa Flower Extract, Salvia Officinalis Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Tremella Fuciformis Polysaccharide, Glycine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Extract, Bambusa Vulgaris Leaf Extract, Pantothenic Acid, Sodium Polyacrylate, Sodium Chloride, Pentylene Glycol, Histidine, Serine, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Proline, Potassium Hyaluronate, Threonine, Alanine, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Magnesium Chloride, Calcium Chloride, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ceramide NP, Propanediol, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Dimethylsilanol Hyaluronate

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.




MEDIHEAL Hyaluron Hydrating Sleeping Mask

150 ALL 300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI