Maska pëlhure janë një mënyrë e lehtë dhe efektive për t'i dhënë lëkurës tuaj një nxitje të menjëhershme dhe të madhe të vitaminave dhe lagështisë. Ato janë gjithashtu një mënyrë argëtuese për t'u çlodhur dhe përkëdhelur veten në shtëpi! MEDIHEAL Derma Synergy Wrapping Mask 2x, janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në disa variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, hiperpigmentim, aknet, poret, sensitivitetin etj. 

Formulimi me Madecassoside x Vitamin C, dy përbërës të cilët ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe zbehje të njollave kafe, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim! Gjithashtu balancojnë mbiprodhimin e sebumit, dhe ngadalësojnë prodhimin e tepërt të melaninës, duke reduktuar problemet dhe pasojat e mëvonshme të saj në lëkurë.

Formulimi me Teatree x Cica, ndihmon në qetësimin e irritimeve si edhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës e cila krijon më shumë rezistencë ndaj agjentëve të jashtëm mjedisorë.

Formulimi me Retinol x LHA , nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës si edhe për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta duke i dhënë një shkëlqim të shëndetshëm lëkurës suaj. 

Formulimi me Hyaluron x Panthenol, mundëson hidratim në mënyrë tepër efektive në të gjitha shtresat e lëkurës.

Formulimi i tyre është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial.

*25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Madecassoside x Vitamin C

Ekstrakt madecassoside, vitaminë C

Përbërësit "magjik"

Teatree x Cica

Ekstrakt caj jeshil, kompleksi Cica

Përbërësit "magjik"

Retinol x LHA

retinol, LHA

Përbërësit "magjik"

Hyaluron x Panthenol

Acid hyaluronik, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycereth-26 Niacinamide, Glycerine, Butylene Glycol, Propanediol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Citrus Unshiu Peel Extract, Hippophae Rhamnoides Extract, Hydroxyacetophenone, Carbomer, Arginine, Polyglyceryl-10 Laurate, Aminobutyric Acid, Polyglyceryl-4 Laurate, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Pantolactone, Glyceryl Glucoside, Disodium EDTA, Rosa Damascena Flower Water, Hydrogenated Lecithin, Gardenia Florida Flower Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Leaf Extract, Rubus Suavissimus (Raspberry) Leaf Extract, Sodium Ascorbyl Phosphate, Madecassoside, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Tremella Fuciformis Polysaccharide, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Panthenol, Pantothenic Acid, Sodium Hyaluronate, Bambusa Vulgaris Leaf Extract, Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Extract, Bisabolol, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Asiatic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Ascorbic Acid, Resveratrol

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.





 

MEDIHEAL Derma Synergy Wrapping Mask 2x

150 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI