Nëse po kërkoni të shtoni në rutinë një esencë adresuar shenjave të moshës, MARY & MAY Vegan Blackberry Complex Cream Essence është zgjidhja e duhur! Kjo esencë është e formuluar me 50.000 ppm ekstrakt të manaferrës dhe 100.000 ppm ujë të zambakut blu. Falë këtyre 2 përbërësve kryesorë, kjo esencë ofron veti antioksiduese, hidratuese dhe qetësuese kundër plakjes së lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i kësaj esence me vaj të farës jojoba, acid hialuronik dhe keramide ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës duke rritur në këtë mënyrë nivelin e hidratimit. Kjo esencë ka në formulimin e saj edhe ekstrakt të bimës centella asiatica, e cila mundëson qetësim të menjëhershëm të lëkurës ndaj çdo lloj irritimi. Që me aplikimin e parë do të vëreni freskinë që ky produkt ofron si esencë, por nga ana tjetër hidratimin e thellë sikur po përdorni një krem hidratues. Kjo pasi në pamjen e parë kjo esencë është ujore, por sapo e tundni krijohet një trajtë kremoze shumë e lehtë. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht adresuar shenjave të moshës. 

*140ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

kompleks Blackberry, ekstrakt centella asiatica, acid hialuronik, keramide, tochopherol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Nymphaea Caerulea Flower Water, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, 1,2-hexanediol, Methlypropanediol, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Butylene Glycol, Glycerin, Trilaureth-4 Phoshate, Sodium Polyacrylate, Pvm/Ma Copolymer, Cyanocobalamin, Ceramide Np, Maltodextrin, Ethylhexylglycerin, Tocopherol

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 

MARY & MAY Vegan Blackberry Complex Cream Essence

2,500 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI