Tashmë maskat “Sheet Mask" do të kthehen në argëtim për këdo! MARY & MAY Collagen Peptide Vital Mask përmban në paketimin e saj plot 30 të tilla të mbivendosura njëra mbi tjetrën! Mund të aplikohen kurdoherë dëshironi, madje dhe çdo ditë! Përsa i përket esencës së këtyre maskave është një temë më vete! Përmbajnë 6 lloje të peptideve dhe adenosine të cilat minimizojnë rrudhat aktuale dhe ofrojnë lëmim të tyre. Nga ana tjetër formulimi me 10,769 ppm kolagjen me peshë të ulët molekulare, depërton në të gjitha shtresat e lëkurës për të nxitur prodhimin e tij, duke adresuar sigurisht shenjave të moshës, dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës. Që në momentin e parë që aplikohet mbi fytyrë do të ndjeget hidratim i thellë & butësia që i ofrohen lëkurës! Këto maska janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e këtij produkti është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*30 maska
*400ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

peptide, kolagjen, adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Glycerin, Dipropylene Glycol, Hydrolyzed Collagen, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-10 Laurate, Arginine, Carbomer, Polyglyceryl-4 Laurate, Allantoin, Adenosine, Caprylyl/Capryl Glucoside, Hydroxyethylcellulose, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Collagen Extract, Soluble Collagen, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Copper Tripeptide-1, Hexapeptide-11, Hexapeptide-9, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Pentapeptide-1, Tripeptide-1

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 

MARY & MAY Collagen Peptide Vital Mask

1,700 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI