Një tjetër gjetje inovative e ardhur nga K-Beauty është SPF50+ PA++++  kompakte cushion (e aplikueshme me sfungjer), që bën të mundur përthithjen sa më të mirë në lëkurë për një mbulimin të plotë dhe mbrojtje maksimale. Niacinamide Panthenol Sun Cushion është versioni më i ri i markës më të pëlqyer MARY & MAY. Një SPF-ë që sjell në të njëjtën kohë funksion të trefishtë: zbehjen e njollave duke targetuar hiperpigmentimin, hidratimin dhe trajtimin e shenjave të moshës dhe sigurisht mbrojtjen maksimale ndaj rrezeve të diellit. I formuluar me 2% niacinamide kjo SPF-ë do t’i dhurojë lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen në kontroll të sebumit dhe minimizimin e dukjes së poreve. Nga ana tjetër formulimi me 2% panthenol (Vitaminë B5) dhe hialuronati i natriumit, përveç hidratimit të thellë, forcojnë barrierën natyrale të lëkurës duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e radikaleve të lira apo agresorëve të jashtëm. Panthenoli (Vitamina B5), ofron lëmim të vijave të holla dhe rrudhave pasi bën të mundur dhe rigjenerimin e plotë të lëkurës! Gjithashtu, filtrat e tij mbrojtës SPF50+ PA++++ e mbrojnë lëkurën ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit. Pas përdorimit të këtij produkti, në lëkurë nuk do të mbetet asnjë njollë e bardhë dhe gjithashtu është një bazë e mirë për makeup-in. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*25g

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

2% niacinamide dhe 2% panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Caprylylmethicone, Zinc Oxide, Methyltrimethicone, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Butyloctyl Salicylate, Titanium Dioxide, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxy Stearate/Sebacate, Propanediol, Glycerin, Niacinamide, Panthenol, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Diisostearyl Maleate, Sodium Hyaluronate, Dimer Dilinoleyl Dimer Dilinoleate, Magnesium Sulfate , Disteadymonium Hectorite, Stearic Acid, Aluminum Hydroxide, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, 1,2-Hexanediol, Triethoxycaprylylsilane, Sorbitan Caprylate, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Tocopherol, Fragrance

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

MARY & MAY Niacinamide Panthenol Sun Cushion SPF50+ PA++++

2,200 ALL 3,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI