PONY EFFECT Coverstay Bake & Fix Powder

2,200.00 ALL 1,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.

PONY EFFECT Coverstay Bake & Fix Powder është një pudër e lehtë dhe transparente me nuancë rozë-bezhë, e përshtatshme për të gjitha tonet e lëkurës. Kjo pudër falë formulimit me vaj ulliri nga Kreta, ndihmon në parandalimin e tharjes së lëkurës, duke fiksuar makeup-in dhe fondatinën në mënyrë perfekte, pa krijuar krisje në vijat e imëta poshtë syve apo në pjesët e mimikës. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.

*6.5g

Aplikojeni në hapin e fundit të rutinës tuaj butësisht në të gjithë fytyrën, ose pas vendosjes së fondatinës apo korrektorit, kryesisht në zonat e prirura për mbiprodhim yndyre.

Përbërësit "magjik"

vaj ulliri

Lista e plotë e përbërësve

Talc, Silica, Synthetic Fluorphlogopite, Aluminum Starch Octenylsuccinate, Mica (CI 77019), Dimethicone, Triethoxycaprylylsilane, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Iron Oxides (CI 77491), Iron Oxides (CI 77492), Iron Oxides (CI 77499), Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Tocopherol

Marka PONY EFFECT është krijuar nga një makeup artiste shumë e famshme koreane Pony Park. Si krijime të një specaliste të fushës së makeup-it produktet e markës PONY EFFECT janë të testuara mjaft mirë për efikasitetin e tyre. Te kjo markë mund të gjeni produkte me cilësi mjaft të lartë të cilat arrijnë të frymëzojnë të gjithë adhuruesit e makeup-it, të cilët me këto produkte arrijnë të krijojnë efektet e tyre fantastike në lëkurë. Produktet bestseller të markës janë 2 fondatinat e mrekullueshme të cilat kanë klientët e tyre besnikë. Të gjitha produktet e markës PONY EFFECT janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

Shpërndani

2,200.00 ALL 1,800.00 ALL