NEOGEN DERMALOGY Extra VolumeCurl Metal Mascara

3,800.00 ALL 2,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.

NEOGEN DERMALOGY Extra VolumeCurl Metal Maxicara është rimeli më inovativ dhe i veçantë i koleksionit “Koral Secrets”. Ky rimel, ndryshe nga ato tradicionale, vjen me një furçë metalike që mundëson një aplikim të saktë dhe pa grumbullime, duke krijuar një pamje natyrale, por shumë voluminoze. Ky rimel përmban një kombinim unik të 11 llojeve të vajrave, të cilët sigurojnë një aplikim të lehtë dhe ngjitje perfekte të rimelit. Çdo qerpik ngrihet fije pas fije, duke krijuar një pamje mahnitëse dhe të qëndrueshme, ndërkohë që ushqen dhe hidraton qerpikët, duke i lënë ata të shëndetshëm, të butë dhe të bukur. Furça metalike jo vetëm që shton volumin dhe gjatësinë e qerpikëve, por gjithashtu siguron higjienën dhe pastërtinë, pasi mund të pastrohet lehtësisht me ujë. Ky rimel siguron që qerpikët të duken më të bukur gjatë gjithë ditës, pa pasur nevojë për touch-up (riaplikim). Gjithashtu ka kaluar 11 lloje testesh klinike dhe është i papërshkueshëm nga uji, rezistent ndaj  djersës, duke ofruar një qëndrueshmëri deri në 33 orë. 

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*4ml

Aplikoni maskarën me lëvizje nga rrënja deri te majat e qerpikëve tuaj. Në këtë mënyrë do të krijoni densitet dhe volum.

Përbërësit "magjik"

11 lloje vajrash, 

Lista e plotë e përbërësve

Isododecane, Polyethylene, Trimethylsiloxysilicate, Isobutylmethacrylate/Bis-Hydroxypropyl Dimethicone Acrylate Copolymer, Microcrystalline Wax, Water, Ethylene/Propylene Copolymer, Disteardimonium Hectorite, DextrinPalmitate/Ethylhexanoate, Ceresin, Pentylene Glycol, Propylene Carbonate, Sorbitan Isostearate, Octyldodecanol, Sodium Chloride, Triethoxycaprylylsilane, Disodium EDTA, Glycol, Glycerin, Maltodextrin, Hydrolyzed Acacia Macrostachya Seed Extract, PalmitoylTripeptide-5, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Hydrolyzed Keratin, Xylitol, Chondrus Crispus Extract, Glucose, Crambe Maritima Leaf Extract, BHT, 1, 2-Hexanediol, Cl 77499 (lron Oxide Black)

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

Shpërndani

3,800.00 ALL 2,800.00 ALL