NARD Clean Face Towel

1,500.00 ALL 750.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

Këto piceta të buta dhe me teksturë të veçantë janë zgjidhja ideale për tharjen e fytyrës pas larjes, pa shkaktuar acarim apo ndjeshmëri në lëkurë. Por funksioni i tyre nuk mbaron këtu! Falë materialit cilësor, ato mund të përdoren edhe si tamponë ose maska për aplikimin e tonerit apo esencës, duke siguruar një shpërndarje të barabartë dhe efikase. Gjithashtu, janë perfekte për pastrim me ujë micellar, duke ofruar një pastrim të menjëhershëm dhe efektiv.

* 150mm x 200mm(80 copë)

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

100% pambuk

Marka

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

Reviews

Shpërndani

1,500.00 ALL 750.00 ALL