Një tjetër gjetje inovative e ardhur nga K-Beauty është fondatina kompakte cushion (e aplikueshme me sfungjer), që bën të mundur përthithjen sa më të mirë në lëkurë për një mbulimin të plotë, por shumë natyral. MOONSHOT Micro Settingfit Cushion EX, është versioni i fundit i këtij produkti që sjell në të njëjtën kohë funksion të trefishtë: zbehjen e njollave dhe hiperpigmentimin, parandalimin dhe trajtimin e shenjave të moshës. Gjithashtu, filtrat e tij mbrojtës SPF50+ PA++++ e mbrojnë lëkurën ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit. Vetëm me një prekje, siguron mbulim të plotë dhe qëndrueshmëri për plot 48h.
E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës.

*15gr

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

niacinamide, esktrakt nga Chlorella Vulgaris (alga)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cyclopentasiloxane, Titanium Dioxide (CI 77891), Ethylhexyl Methoxycinnamate, Ethylhexyl Salicylate, Isononyl Isononanoate, Alcohol Denat., Butylene Glycol, PEG-10 Dimethicone, Methyl Trimethicone, Niacinamide, Zinc Oxide (CI 77947), Bis-PEG/PPG-14/14 Dimethicone, Iron Oxides (CI 77492), 1,2-Hexanediol, Silica, PEG-9 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Caprylyl Methicone, Trimethylsiloxysilicate, Disteardimonium Hectorite, Dimethicone/Vinyltrimethylsiloxysilicate Crosspolymer, Magnesium Sulfate, Chlorella Vulgaris Extract, Glucose, Dimethicone, Stearic Acid, Glyceryl Caprylate, Alumina, Polypropylsilsesquioxane, Polymethylsilsesquioxane, Iron Oxides (CI 77491), Fragrance(Parfum), Fructooligosaccharides, Fructose, Triethoxycaprylylsilane, Aluminum Hydroxide, Isododecane, Octyldodecanol, Ethylhexylglycerin, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Iron Oxides (CI 77499), Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Polyglyceryl-4 Isostearate, Isopropyl Titanium Triisostearate, Hydrolyzed Vegetable Protein, Maltodextrin, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Limonia Acidissima Extract, Yeast Extract

Kultura koreane është bërë një fenomen që ka krijuar një impakt global të njohur me termin “Korean Wave”. Këtë ndikim e ka arritur me anë të K-pop (zhanri i muzikës Pop), K-dramas (kinematografia koreane) dhe së fundmi K-Beauty (Industria e Bukurisë Koreane). Këtë mision pati edhe kompania e menaxhimit “Korean Music Entertainment Company YG”, ku në Tetor 2014 krijoi markën e përkujdesjes ndaj lëkurës MOONSHOT. Vetë emri i saj, nënkupton “shooting a rocket to the moon”, që do të thotë “të dërgosh një raketë në hënë”. Me këtë slogan ata duan të shfaqin vizionin e kompanisë, për të arritur majën në Industrinë e Bukurisë.  Produktet e kësaj marke, përcjellin frymën unike dhe të pavarur të kompanisë YG Entertainment. Produktet e saj më të dashura janë krijuar mbi konceptin, se një produkt duhet të kryejë disa funksione njëherësh. Shembulli më i mirë është fondatina “bestseller”, Micro Settingfit Cushion, që përveçse është një bazë shumë e mirë makeup-i, ka edhe veti të shumta përkujdesjeje ndaj lëkurës.

MOONSHOT Micro Settingfit Cushion EX

2,500 ALL 3,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI