Nëse po kërkoni një lip gloss i cili ofron hidratim, nuk lë ndjesi ngjitjeje dhe mbi të gjitha lë shkëlqim të bukur KAJA Gloss Shot Hydrating Lip Gloss është zgjidhja e duhur. Ky lip gloss është i formuluar me squalene e cila përveçse hidraton buzët ofron edhe shkëlqim të tyre. Nga ana tjetër formulimi me vaj të farës Jojoba zbut buzët e ashpra, ndërsa vaji i frutave Rosehip (trëndafilit) ka një aromë fantastike e cila do t'ju mrekullojë. Ky produkt arrin të mbajë buzët deri në 24 orë të hidratuara thellësisht dhe sigurisht me shkëlqim të lartë.

REZULTATET KLINIKE: Në një test të kryer u vu re se me vetëm një aplikim ky produkt arrin të mbajë nivelin e hidratimit për 24 orë.

*3ml/4.2ml

Aplikojeni mbi buzë sa herë dëshironi. 

Përbërësit "magjik"

vaj i farës Jojoba, squalene, vaj i frutit Rosehip

Lista e plotë e përbërësve

Milk Tea: Polybutene, Hydrogenated Polyisobutene, Hydrogenated Polydecene, Octyldodecanol, Diisostearyl Malate, Ethylene/Propylene Copolymer, Silica Dimethyl Silylate, Ethylene/Propylene/Styrene Copolymer, Rosa Canina Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Squalane, Vanilla Tahitensis Fruit Extract, Sorbitan Isostearate, Vp/Hexadecene Copolymer, Titanium Dioxide (Ci 77891), Synthetic Fluorphlogopite, Butylene/Ethylene/Styrene Copolymer, Dehydroacetic Acid, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Iron Oxides (Ci 77491, Ci 77492, Ci 77499), Red 33 Lake (Ci 17200), Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butylhydroxyhydrocinnamate, Tin Oxide, Butylene Glycol, Aqua/Water/Eau, Fragrance (Parfum)

Marka KAJA është krijuar në vitin 2018 në një partneritet me Sephora. Ishte linja e parë K-Beauty e saj. Ajo për të cilën kjo markë është më e njohur është paketimi i saj i këndshëm, por edhe formulimet e saj vegane dhe të pastra pa përbërës të dëmshëm. KAJA shqiptohet <<kaa-zhaa>>, që do të thotë <<le të shkojmë>> në gjuhën koreane! Kjo markë e kozmetikës K-Beauty përshtatet për të gjithë, të gjitha tipet e lëkurës dhe tonet e saj. Nga paketimi i adhurueshëm nga jashtë deri te formulat e pastra në brendësi, marka KAJA ofron produkte lozonjare, që konsumatorët ta bëjnë sa më lehtë grimin dhe sa më argëtues. 

KAJA Gloss Shot Hydrating Lip Gloss

1,600 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI