CLIO Wake Up Primer Tone Up

2,700.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.

Përshkrimi

CLIO Wake Up Primer Tone Up është një primer i formuluar për të përgatitur lëkurën për një aplikim të përsosur të grimit, duke krijuar një bazë të hidratuar që siguron që makeup-i të qëndrojë gjatë gjithë ditës. Me teksturën e tij ultra të lehtë dhe të lëngshme, depërton lehtë në lëkurë pa e rënduar, duke minimizuar dukshmërinë e poreve dhe duke rregulluar teksturën e lëkurës. Rezultati është një pamje e përsosur, që ndihmon foundatinën apo produktet e tjera të make up-it  të përhapen në mënyrë të njëtrajtshme. Ky primer gjithashtu njëtrajtësohet me ngjyrën e lëkurës, duke ndihmuar edhe në reduktimin dhe njëtrajtësimin e skuqjes në lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ata që dëshirojnë një makeup që qëndron gjatë gjithë ditës me një pamje sa më të freskët.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: vajra esencial, paraben, alkool, fragrancë artificiale.

*30ml

Përdorimi

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, dhe përpara fondatinës, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cyclopentasiloxane, Zinc Oxide (CI 77947), Ethylhexyl Methoxycinnamate, Titanium Dioxide (CI 77891), Ethylhexyl Salicylate, Glycerin, Alcohol Denat, Octocrylene, Lauryl PEG-8 Dimethicone, Silica, Cyclohexasiloxane, Isopropyl Palmitate, Niacinamide, Caprylyl Methicone, Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Butyloctyl Salicylate, PEG-10Dimethicone, Trimethylsiloxysilicate, Magnesium Sulfate, Aluminum Hydroxide, Stearic Acid, Disteardimonium Hectorite, Isododecane, Octyldodecanol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Trimethoxycaprylylsilane, Polyglyceryl-4 Isostearate, Isopropyl Titanium Triisostearate, Tocopherol, Butylene Glycol, Acetyl Hexapeptide-8, Ascorbic Acid Polypeptide, Acetyl Octapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Tetrapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Tetrapeptide-9, Carnosine, Copper Tripeptide-1, Nonapeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Fragrance, Iron Oxide Yellow (CI 77492), Iron Oxide Red Ferric Oxide (CI 77491)

Marka

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

Shpërndani

2,700.00 ALL 2,000.00 ALL