Pamje vezulluese si kurrë më parë! Paleta e syve CLIO Pro Eye Palette si nga vetë emri ofron një grim shumë profesional! Tekstura e përmirësuar Crystal Glitter, në këtë paletë ndihmon që grimi juaj të duket i veçantë dhe t'ju zgjasë gjithë ditën. Paleta me 10 ngjyra të ndryshme, mundëson shumëllojshmëri nuancash, për të krijuar një make-up të thjeshtë delikat për përditshmëri, deri tek një make-up më dramatik! Kombinimet e ngjyrave janë të ndryshme sipas dëshirës, me përbërje që ofron shkëlqim, me përberje mat ose me një kombinim të të dyjave. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që paleta shoqërohet me një furçe me fund të dyfishtë, e cila ana e rrumbullakët ju ndihmon në përhapjen e ngjyrave dhe ana e sheshtë është e përshtatshme për aplikimin e xixa-ve.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*0.6 x 10/0.21oz
Aplikojeni me furce mbi qëpallat e syve, dhe/ ose rreth tyre sipas dëshirës. Për një pamje më dinamike mund të aplikoni vetëm një nuancë, ose miksoni për një makeup më të gjallë!
Talc,Mica (CI 77019),Aluminum Starch Octenylsuccinate,Hydrogenated Polyisobutene,HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer,Polymethyl Methacrylate,Titanium Dioxide (CI 77891),Manganese Violet (CI 77742),Iron Oxides (CI 77492),Methylpropanediol,Magnesium Myristate,Iron Oxides (CI 77491),Propanediol,Ultramarines (CI 77007),Iron Oxides (CI 77499),Carmine (CI 75470),Hydrogenated Lecithin,Magnesium Stearate,Microcrystalline Cellulose,Aluminum Hydroxide,Dimethicone, Methicone, Silica, Kaolin, Water, Triethoxycaprylylsilane, Calcium Titanium Borosilicate, Ethylhexyl Palmitate, Polybutylene Terephthalate, Calcium Aluminum Borosilicate, Acrylates Copolymer, Ethylene/VA Copolymer, Synthetic Fluorphlogopite, Diisostearyl Malate, Silver (CI 77820), Tin Oxide (CI 77861), Ethylene/Propylene/Styrene Copolymer, Butylene/Ethylene/Styrene Copolymer, Red 30 (CI 73360), Yellow 5 Lake (CI 19140)
CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.