CLIO Kill Lash Superproof Mascara Bouncy Lash

2,100.00 ALL 1,450.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.

Përshkrimi

CLIO Kill Lash Superproof Mascara Bouncy Lash është rimeli nga linja CLIO Kill Lash Superproof Mascara, i cili vjen i përsosur për qerpikë të ndarë, voluminoz dhe me një efekt të gjallë “bouncy” që zgjat gjatë gjithë ditës. Formula e tij unike është rezistente ndaj ujit, djersës dhe vajit, duke siguruar që qerpikët të mbeten të bukur pa u grumbulluar dhe pa lënë njolla nën sy. Furça e hollë dhe e përkulur është krijuar për t’iu përshtatur formës natyrale të qerpikëve, duke kapur çdo qerpik nga rrënja deri në majë dhe duke i dhënë një efekt të ndarë dhe të hapur. Me kombinimin e dyllit të veçantë dhe pluhurave të balancuar, qerpikët fitojnë volum pa u rënduar, duke ofruar një pamje të plotë, dramatike ose delikate sipas dëshirës. Ky rimel është ideal për çdo ditë ose për raste speciale, duke siguruar qerpikë të përsosur me volum të plotë.

*7g

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

Përdorimi

Aplikoni maskarën me lëvizje nga rrënja deri te majat e qerpikëve tuaj. Në këtë mënyrë do të krijoni densitet dhe volum.

Përbërësit

Lista e plotë e përbërësve

Isododecane, Trimethylsiloxysilicate, Talc, Ceresin, Dextrin Palmitate, Microcrystalline Wax, Disteardimonium Hectorite, Iron Oxides (CI 77499), Polypropylsilsesquioxane, Propylene Carbonate, Silica, Dextrin Palmitate/Ethylhexanoate, Hydrogenated Polyisobutene, Nylon-66, Triethoxycaprylylsilane, Glyceryl Caprylate, Titanium Dioxide (CI 77891), Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Water, Argania Spinosa Kernel Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Collagen, Lactobacillus/Soybean Extract Ferment Filtrate

Marka

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

Shpërndani

2,100.00 ALL 1,450.00 ALL