CLIO Extreme Gelpresso Pencil Liner

1,200.00 ALL 850.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.

Nuanca
Përshkrimi

CLIO Extreme Gelpresso Pencil Liner është një eyeliner në formë lapsi me teksturë gel-krem, që rrëshqet lehtë mbi qepalla dhe ofron ngjyrë intensive që në aplikimin e parë. Formula e tij rezistente ndaj ujit, djersës dhe vajit siguron qëndrueshmëri të gjatë, pa shpërndarje apo fshirje gjatë ditës. Maja e butë e lapsit lejon krijimin e vijave të sakta dhe të lëmuara, duke e bërë ideal si për një make-up natyral të përditshëm, ashtu edhe për një look më të theksuar dhe dramatik. Me pigmentim të fortë dhe aplikim të lehtë, ky laps sysh është zgjedhja perfekte për efekt intensiv, pa mundim dhe pa irritim për sytë.

*0.55ml

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

Përdorimi

Aplikojeni nga këndi i brendshëm në këndin e jashtëm të syrit përgjatë vijave të qerpikëve. Produkti duhet tundur mirë para përdorimit.

Përbërësit

Lista e plotë e përbërësve

Trimethylsiloxysilicate, Synthetic Beeswax, Mica (CI 77019), Hydrogenated Polyisobutene, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Hydrogenated Polydecene, Iron Oxide Red (CI 77491), Iron Oxide Black (CI 77499), Silica Silylate, Polybutene, Titanium Dioxide (CI 77891), Ethylene/Propylene Copolymer, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate

Marka

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

Shpërndani

CLIO Extreme Gelpresso Pencil Liner
1,200.00 ALL 850.00 ALL
1,200.00 ALL 850.00 ALL