-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Cream 12
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Nëse kërkoni një krem që jo vetëm të hidratojë lëkurën, por edhe të sigurojë kujdes të plotë me përbërës natyralë, MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Cream 12 është zgjedhja ideale. Me një formulë të thjeshtë dhe efektive, ky krem përmban vetëm 12 përbërës, ku 98% të përbërësve janë me origjinë bimore, duke e bërë të përshtatshëm edhe për lëkurat më të ndjeshme. Ekstrakti i mjedrës, i njohur për vetitë e tij të fuqishme antioksiduese, mbron lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga faktorët e jashtëm dhe radikalët e lirë. Përbërësi tjetër kryesor, bergamoti, qetëson lëkurën dhe ka veti antiseptike, duke qenë i shkëlqyer për ata me lëkurë të prirur ndaj irritimeve. Ndërsa, ekstrakti i sherbelës ndihmon në rigjenerimin dhe qetësimin e lëkurës. Falë këtij kombinimi përbërësish, kremi vepron si një mburojë mbrojtëse, duke ofruar një ndjesi të menjëhershme rehatie. Tekstura e tij e lehtë dhe kremoze siguron hidratim të thellë për deri në 48 orë, falë squalane-s dhe glicerinës. Squalane ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe rikthen butësinë natyrale të lëkurës, ndërsa glicerina jep hidratim të thellë. Me një pH të balancuar prej 5.5, ky krem ndihmon në ruajtjen e barrierës natyrale të lëkurës dhe shmang irritimet. Përhapet lehtësisht pa lënë ndjesi ngjitjeje, duke e bërë ideal për lëkurën e thatë, të dehidratuar dhe sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*80ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt mjedre, bergamoti, ekstrakti i sherbelës, squalane, glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Squalane, Polyglyceryl-6 Stearate, Pentylene Glycol, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Carbomer, Cetearyl Alcohol, Tromethamine, Polyglyceryl-6 Behenate
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE