-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Vitamin C Brightening Milk Lotion
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Si rezultat i suksesit të jashtëzakonshëm të esencës ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Vitamin C Essence, që u rendit si një nga bestsellerët e markës ROHTO MENTHOLATUM , nuk kishte se si të mungonte edhe locioni i kësaj linje: ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Vitamin C Brightening Milk Lotion. Ky locion i veçantë është i pasuruar me derivatin e avancuar të vitaminës C (L-acid askorbik 2-glukozid), i njohur për fuqinë e tij antioksiduese dhe aftësinë për të rigjallëruar lëkurën. Formula e tij përfshin gjithashtu përbërës të fuqishëm anti-inflamatorë, si glicyrhizinate dipotassium, si dhe ekstraktin e farës së Alpinia Katsumadai, limonit dhe qitro. Këto përbërës të zgjedhur me kujdes bashkëpunojnë për të luftuar shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës duke i dhënë lëkurës një trajtim të plotë që e bën atë të duket më e shëndetshme dhe me një shkëlqim natyral. Me një aromë të freskët dhe delikate të agrumeve, ky locion i jep lëkurës një ndjesi të thellë freskie dhe hidratimi të plotë. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurë të ydyrshme me tendencë hiperpigmentimi, njolla kafe dhe shenja post-akne.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*120ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit hidratues dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
derivat i vitaminës C (L-acid askorbik 2-glukozid), glicyrhizinate dipotassium, ekstrakt i farës së Alpinia Katsumadai, limonit dhe qitros
Lista e plotë e përbërësve
Active ingredients: L-ascorbic acid 2-glucoside (long-lasting vitamin C derivative), dipotassium glycyrrhizinate Other ingredients: Ascorbic acid (vitamin C), lemon extract, grapefruit extract, Alpinia cutlet dais seed extract (Alpinia white), concentrated Glycerin, BG, 1,2-pentanediol, 3-methyl-1,3-butanediol, glyceryl trioctanoate, sorbitan stearate, cetanol, POE sorbitan stearate, polyoxyethylene behenyl ether, liquid paraffin, dimethicone, hydroxide K, phenoxyethanol, behenyl alcohol, sodium citrate, alkyl acrylate/methacrylate copolymer, xanthan gum, edetate, hydroxyethylcellulose, anhydrous citric acid, water, fragrance
ROHTO MENTHOLATUM është një kompani e njohur japoneze farmaceutike, me një prani të fuqishme në industrinë e kujdesit të lëkurës dhe shëndetësisë. E themeluar në vitin 1899, fillimisht marka u fokusua në zhvillimin e trajtimeve mjekësore pa recetë, dhe më vonë u zgjerua në kujdesin e lëkurës, duke u bërë një lider në të dy fushat. Gama e produkteve të ROHTO është mjaft e larmishme, duke përfshirë pika për sy, kremra mbrojtës ndaj diellit, trajtime kundër akneve dhe hidratues. Marka njihet për formulat e saj inovative, shpesh duke kombinuar përbërës tradicionalë japonezë me teknologji moderne.
Disa nga linjat e tyre më të njohura përfshijnë produktet për mbrojtjen nga dielli, balsamet për buzë dhe zgjidhjet për trajtimin e akneve, siç është seria “Acnes”. Shumë prej produkteve të tyre theksojnë efektin qetësues dhe freskues, shpesh duke përdorur mentol për vetitë e tij freskuese. Marka ka përqafuar gjithashtu trendet globale, duke e bërë gamën e saj të produkteve të disponueshme në mbarë botën.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE