-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
HADA LABO Gokujyun Premium Hyaluronic Lotion
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Nëse jeni adhurues të acidit hialuronik, kemi gjetur produktin ideal për ju. HADA LABO Gokujyun Premium Hyaluronic Lotion, është formula më e re dhe përmirësuar që përmban 7 lloje të acideve hialuronike: acidi hialuronik i hidrolizuar, acidi hialuronik Acetyl Na (super hyaluronic acid), acidi hialuronik Na, kryqpolimeri i acidit hialuronik (acidi i famshëm hialuronik 3D), acidi hialuronik i marrë nga fermentimi me Lactobacillales, hialuronat natriumi i hidrolizuar dhe hialuronat natriumi. Këto acide me madhësi të ndryshme depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës, duke dhënë një hidratim të thellë dhe një shkëlqim të natyrshëm. Me një formulë të balancuar në pH, ky produkt nuk shkakton irritim dhe përgatit lëkurën për hapat e ardhshëm të rutinës suaj të përkujdesjes. Ky locion i përshtatet të gjitha tipologjive të lëkurës, madje edhe asaj sensitive.
*170ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, mund ta përdorni në vend të tonerit ose të esencës. Merrni një sasi të vogël në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
acidi hialuronik i hidrolizuar, acidi hialuronik Acetyl Na (super hyaluronic acid), acidi hialuronik Na, kryqpolimeri i acidit hialuronik (acidi i famshëm hialuronik 3D), acidi hialuronik i marrë nga fermentimi me Lactobacillales, hialuronat natriumi i hidrolizuar, hialuronat natriumi.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol Dimethyl Ether, Alcohol, Glycerin, Disodium Succinate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Methylparaben, PPG-10 Methyl Glucose Ether, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Succinic Acid
HADA LABO është një markë japoneze e famshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, që u krijua në vitin 2004 nga Rohto Pharmaceutical. Që në themelimin e saj, marka u përpoq të promovojë një qasje të re dhe më të thjeshtë në Industrinë e Bukurisë, duke larguar elementët shtesë të panevojshëm si ngjyruesit, aromat apo vajrat mineralë. HADA LABO është e njohur për produktet me përmbajtje të përqëndruar të llojeve të ndryshme të acidit hialuronik. Shembulli më i mirë është linja "Goku-jyun" dhe dy produktet e saj më të shitura, Goku-jyun Hyaluronic Acid Face Foam dhe Goku-jyun Hyaluronic Acid Lotion që janë përzgjedhur me shumë dashuri nga Koral Secrets. Në vitin 2005, marka ndryshoi paketimin dhe kaloi nga materiali i qelqit në shishe plastike dhe filloi të ofronte produkte në versionin me qese për rimbushje. Ndërsa në Nëntor 2019, HADA LABO vendosi që të gjitha paketimet e linjave “Gokujyun” të bëheshin me materiale me prejardhje nga bimët.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE