HADA LABO Gokujyun Aging Care Lotion është një produkt i veçantë i cili synon të targetojë shenjat e moshës duke luftuar formimin e vijave të lehta dhe të rrudhave më të thella të krijuara me kalimin e viteve. Me një formulë të përqendruar dhe të mbushur me lëndë ushqyese të shëndetshme, ky locion përmban 3 lloje të acideve hialuronik: acidi hialuronik i hidrolizuar, acidi hialuronik Acetyl Na (super hyaluronic acid) dhe acidi hialuronik Na. Çdo acid ka madhësi të ndryshme për të depërtuar në të gjitha shtresat e lëkurës, duke i dhënë fytyrës tuaj një shkëlqim natyral dhe të freskët. Formulimi përmban gjithashtu niacinamide, që ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe, shenjave post-akne dhe në minimizimin e poreve. Glicerina mban në kontroll shenjat e moshës, duke e bërë këtë locion ideal për të gjitha tipet e lëkurave, përfshirë edhe ato sensitive.
*170ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, mund ta përdorni në vend të tonerit ose të esencës. Merrni një sasi të vogël në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
acidi hialuronik i hidrolizuar, acidi hialuronik Acetyl Na (super hyaluronic acid), acidi hialuronik Na, niacinamide, glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Niacinamide, Na-2 * hyaluronate, hydrolyzed hyaluronic acid *, acetylated sodium hyaluronate *, acetylglucosamine, aubac extract, BG, concentrated glycerin, 1,2-pentanediol, PEG (30), α-olefin oligomer , Polyoxyethylene polyoxypropylene decyltetradecyl ether, POE behenyl ether, meadowfoam oil, carboxyvinyl polymer, TEA, edetate, hydroxyethyl cellulose, phenoxyethanol * 3 types of hyaluronic acid
HADA LABO është një markë japoneze e famshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, që u krijua në vitin 2004 nga Rohto Pharmaceutical. Që në themelimin e saj, marka u përpoq të promovojë një qasje të re dhe më të thjeshtë në Industrinë e Bukurisë, duke larguar elementët shtesë të panevojshëm si ngjyruesit, aromat apo vajrat mineralë. HADA LABO është e njohur për produktet me përmbajtje të përqëndruar të llojeve të ndryshme të acidit hialuronik. Shembulli më i mirë është linja "Goku-jyun" dhe dy produktet e saj më të shitura, Goku-jyun Hyaluronic Acid Face Foam dhe Goku-jyun Hyaluronic Acid Lotion që janë përzgjedhur me shumë dashuri nga Koral Secrets. Në vitin 2005, marka ndryshoi paketimin dhe kaloi nga materiali i qelqit në shishe plastike dhe filloi të ofronte produkte në versionin me qese për rimbushje. Ndërsa në Nëntor 2019, HADA LABO vendosi që të gjitha paketimet e linjave “Gokujyun” të bëheshin me materiale me prejardhje nga bimët.