Nëse lëkura juaj ka nevojë për rigjallërim dhe qetësim të menjëhershëm, cili përbërës më shumë se çaji jeshil do t'ju vijë ndihmë? Locioni BENTON Deep Green Tea Lotion, pjesë e linjës Deep Green Tea, nga marka BENTON, është i formuluar me mbi 53% ujë nga gjethet e çajit jeshil, i cili përmban: polifenoli, vitamina, minerale etj., të cilët ushqejnë lëkurën, duke ndaluar mbiprodhimin e sebumit në të. Ky çaj ka prejardhje nga zona më e famshme për prodhimin e çajit jeshil në Korenë e Jugut, rajoni Boseong. Ky locion përmban gjithashtu centella asiatica dhe falë konsistencës së lehtë që ka, ofron freski në lëkurë, duke e lënë atë të butë dhe thellësisht të hidratuar. Ashtu si e gjithë linja ky locion përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht me atë të yndyrshme dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*120ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit hidratues dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
53% ujë nga gjethja e çajit jeshil, centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Camellia Sinensis Leaf Water, Aqua (Water), Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Glucoside, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cetearyl Alcohol, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Stearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Camellia Sinensis Seed Extract, Camellia Sinensis Root Extract, Punica Granatum Friut Extract, Tocopherol, Betaine, Arginine, Carbomer, Xanthan Gum
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).