
SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Serum
SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Serum
Retinoli është përbërësi më i përfolur i familjes së retinoideve, prandaj edhe në koleksionin e KORAL SECRETS shtohet serumi më i fundit i nxjerrë në treg: SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Serum! Vitamina A pëmban një kompleks derivatesh të njohura për adresimin e problematikave të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne & pore të zmadhuara. I tillë është edhe ky serum, i cili vjen me një formulim shumë të veçantë! Një serum i fuqishëm por njëkohësisht me formulë të butë, kjo sepse është i mbushur me 3 përbërës magjik si: retinol, retinë dhe bakuchiol. Kjo përbërje i adresohet kryesisht përmirësimit të linjave të imëta dhe rrudhave të avancuarae të thella. Kjo arrihet sepse nxit prodhimin e kolagjenit, rrit elasticitetin e lëkurës, ofron shkëlqim, ushqen dhe e hidraton lëkurën thellësisht! Por sigurisht targeton edhe tendencën akneike, si dhe shenjat e ngelura post-akne. Gjithashtu, formulimi i tij është krijuar me teknologjinë e patentuar elastike-liposome për të shpërndarë përbërës aktivë thellë në lëkurë. Formula e butë jep një përfundim jo ngjitës, hidratues pa asnjë acarim duke e bërë këtë serum të përshtatshëm edhe për lëkurë të sensitive, por gjithmonë duke ndjekur mënyrën e duhur të përdorimit.
Rezultatet dhe të dhënat e sakta pas testimeve, menjëherë pas përdorimit:
9.145% të përdoruesve thanë se panë përmirësim të dukshëm në zonën poshtë syve.
6.969% të përdoruesve thanë se panë përmirësim të dukshëm në rritjen e elasticitetit të lëkurës.
32.318% të përdoruesve thanë se panë përmirësim të dukshëm në shenjat post-akne.
15.346% të përdoruesve thanë se panë përmirësim të dukshëm në lëkurë më të lëmuar.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30 ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të përdoret gjithmonë në mbrëmje, duke aplikuar 1-2 pika. Duhet të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe gradualisht mund të rritet frekuenca 1 natë po, 1 natë jo, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm si reagon lëkura.
Java 1-2
Në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikoni 1-2 pika në zonat më shqetësuese, p.sh: zona poshtë syve, rreth gojës, ballit, dhe qafës.
Përdoreni 2-3 herë në javë në mbrëmje.
Java 3 - në vazhdim
Çdo mbrĂ«mje pasi tĂ« keni pastruar lĂ«kurĂ«n me larĂ«sin dhe aplikuar tonerin, esencĂ«n dhe/ose serumin dhe kremin hidratues tĂ« rutinĂ«s suaj, aplikojeni nĂ« tĂ« gjithĂ« fytyrĂ«n. PĂ«rdoreni 1 herĂ« nĂ« 2 ditĂ«.Â
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Retinol, retinë dhe bakuchiol.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cyclohexasiloxane, Dicaprylyl Carbonate, Glycerin, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Panthenol, Tocopheryl Acetate, Piper Methysticum Leaf/Root/Stem Extract, Centella Asiatica Extract, Panax Ginseng Berry Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Artemisia Capillaris Extract, Eclipta Prostrata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Hydrogenated Lecithin, Glyceryl Stearate, Bakuchiol, Palmitic Acid, Sodium Polyacrylate, Stearic Acid, Xanthan Gum, Retinol (0.1 %), Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Butylene Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Tromethamine, Polyquaternium-51, Beta-Glucan, Cetyl Alcohol, BHT, Collagen, Myristic Acid, BHA, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Tocopherol, Bifida Ferment Lysate, Ceramide NP, Saccharomyces Ferment, Retinal, Asiaticoside, Glyceryl Polymethacrylate, Madecassoside, Propylene Glycol, Polyglyceryl-10 Oleate, Glycolipids, Glycine Soja (Soybean) Peptide, Resveratrol, Sucrose Distearate, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Palmitoyl Tripeptide-1, Moringa Oleifera Seed Oil, PEG-100 Stearate, Polysorbate 20, Fragrance, Ethylhexylglycerin
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.


Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 10 Serum
Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 10 Serum
Aknet shfaqen në mosha të ndyrshme dhe shpesh njerëzit ankohen se nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje përfundimare. Nëse keni akne cistike, skuqje, irritim duhet patjetër t’i jepni një shans serumit: Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 10 Serum! Ky serum përmban 10% acid azalaik, i cili është zgjidhja e duhur për problematikat e sipërpërmendura. Fillimisht acidi azelaik është përdorur për të trajtuar aknet, e më pas hiperpigmentimin të lënë pas tyre. Por është vërtetuar shkencërisht që ky përbërës lufton çdo lloj bakteri që shkakton akne. Ky produkt ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar, zbeh shenjat e mbetura post akne dhe njollat kafe (hiperpigmentimin), trajton gjendjen rosacea dhe ofron shkëlqim të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i tij me ekstrakt të gjethes aloe vera dhe rozmarinës bëjnë të mundur qetësimin ndaj çdo irritimi që mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm, si: radikalet e lira, pluhuri etj. Gjithashtu ky serum ka në formulimin e tij 2 agjentë mjaft të fuqishëm hidratues, si: acidi hialuronik dhe panthenoli, të cilët ofrojnë 100% hidratim të thellë. Ndërsa formulimi me niacinamide ndihmon në mbajtjen në kontroll të sebumit të tepërt dhe tkurrjen e poreve. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% acid azelaik, niacinamide, panthenol, acid hialuronik.
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propylene Glycol, Azelaic Acid (10%), Polysorbate 20, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Panthenol, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Momordica Charantia Fruit Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Leontopodium Alpinum Extract.
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

BENTON Deep Green Tea Lotion
BENTON Deep Green Tea Lotion
Nëse lëkura juaj ka nevojë për rigjallërim dhe qetësim të menjëhershëm, cili përbërës më shumë se çaji jeshil do t'ju vijë ndihmë? Locioni BENTON Deep Green Tea Lotion, pjesë e linjës Deep Green Tea, nga marka BENTON, është i formuluar me mbi 53% ujë nga gjethet e çajit jeshil, i cili përmban: polifenoli, vitamina, minerale etj., të cilët ushqejnë lëkurën, duke ndaluar mbiprodhimin e sebumit në të. Ky çaj ka prejardhje nga zona më e famshme për prodhimin e çajit jeshil në Korenë e Jugut, rajoni Boseong. Ky locion përmban gjithashtu centella asiatica dhe falë konsistencës së lehtë që ka, ofron freski në lëkurë, duke e lënë atë të butë dhe thellësisht të hidratuar. Ashtu si e gjithë linja ky locion përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht me atë të yndyrshme dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*120ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit hidratues dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
53% ujë nga gjethja e çajit jeshil, centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Camellia Sinensis Leaf Water, Aqua (Water), Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Glucoside, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cetearyl Alcohol, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Stearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Camellia Sinensis Seed Extract, Camellia Sinensis Root Extract, Punica Granatum Friut Extract, Tocopherol, Betaine, Arginine, Carbomer, Xanthan Gum
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
Â

ANUA BHA 2% Gentle Exfoliating Toner
ANUA BHA 2% Gentle Exfoliating Toner
Efektet e acidit salicilik në lëkurë janë të mahnitshme, dhe ANUA BHA 2% Gentle Exfoliating Toner i përmban ato vetëm në një shishe. Ky toner i butë por shumë efikas përmban acid salicilik për të pastruar poret thellësisht, duke larguar qelizat e vdekura dhe papastërtitë e grumbulluara, ndërkohë që redukton dukshëm pikat e zeza dhe parandalon formimin e akneve të reja. Gjithashtu, ky toner ndihmon në balancimin e prodhimit të yndyrës dhe ruajtjen e pastërtisë së poreve. I pasuruar me ekstraktin qetësues të gjethes së pemës së çajit, ul çdo irritim dhe siguron një ndjesi të freskisë së plotë, duke e bërë atë zgjedhjen ideale për lëkurën e yndyrshme, sensitive, mikse dhe me tendencë akneike.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*150ml
Përdorimi
Përdoret 2-3 herë javë pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit salicilik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid salicilik, ekstrakt i gjethes së pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Salicylic Acid, C12-14 Pareth-12, Octyldodeceth-16, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Pentylene Glycol, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Sodium Citrate, Citric Acid, Xanthan Gum, Disodium Edta, Tocopherol, Ceramide NP, Butylene Glycol, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluro -nate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ethylhexylglycerin
Marka

NINELESS 10% Azelaic Serum
NINELESS 10% Azelaic Serum
Ju prezantojmë NINE LESS 10% Azelaic Serum, një formulë e fuqishme, e krijuar për të trajtuar me efikasitet shenjat post-akne, njollat kafe dhe tonin e pabarabartë të lëkurës. E pasur me acid azelaik dhe acid laktik, kjo përzierje e balancuar vepron në mënyrë delikate, duke eksfoluar butësisht lëkurën, përmirësuar teksturën dhe zbehur gradualisht njollat kafe. Acidi azelaik, i njohur fillimisht për trajtimin e akneve, ka dëshmuar gjithashtu efikasitet të lartë në luftimin e hiperpigmentimit dhe baktereve që nxisin inflamacionin e lëkurës. Si rezultat, ky serum jo vetëm që ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar dhe zbehjen e shenjave post-akne, por gjithashtu ndihmon në qetësimin e lëkurës me rosacea dhe rikthimin e një shkëlqimi natyral. Për të përforcuar efektet e tij qetësuese dhe mbrojtëse, formulimi është pasuruar edhe me Centella Asiatica, e njohur për vetitë anti-inflamatore dhe qetësuese, ndihmon në lehtësimin e irritimeve dhe redukton ndjeshmërinë, duke e bërë serumin të sigurt dhe të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë ato më të ndjeshmet. Por nuk mbaron me kaq! Ajo çka e bën këtë serum edhe më të veçantë është sekrecioni i filtruar i kërmillit, një përbërës unik dhe shumë efektiv që ofron hidratim intensiv dhe stimulon prodhimin natyral të kolagjenit. Kjo ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke e bërë atë më elastike, më të lëmuar dhe më rinore në pamje. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acid azelaik, acid laktik, Centella Asiatica,
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Azelaic Acid, Glycereth-26, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Root Extract, Lactic Acid, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Cellulose Gum, Sodium Polyacrylate, Disodium EDTA, Snail Secretion Filtrate, Decyl Glucoside, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Cladosiphon Okamuranus Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Asiatic Acid, Asiaticoside, Acetyl Hexapeptide-8, Madecassic Acid, Madecassoside, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Leaf Extract, Pinus Densiflora Leaf Extract
Marka
Marka koreane NINE LESS tashmë nga një markë për kujdesin e flokut është fokusuar në botë e kujdesit të lëkurës. Kjo markë jep përparësi efikasitetit të përbërësve dhe formulimeve të saj për të ofruar produkte shumë efektive për kujdesin e lëkurës. Marka koreane përdor teknologji dhe kërkime të avancuara kur zhvillon produkte për kujdesin e lëkurës dhe artikujt vijnë në paketim minimalist. Të gjitha produktet janë 100% të prodhuara në Kore.

CENTELLIAN24+ Madeca Derma Nourish & Hydro Glow Care Tecatinol™ Ampoule
CENTELLIAN24+ Madeca Derma Nourish & Hydro Glow Care Tecatinol™ Ampoule
CENTELLIAN24+ Madeca Derma Nourish & Hydro Glow Care Tecatinol™ Ampoule është një ampulë e formuluar për të përmirësuar elasticitetin, hidratimin dhe shkëlqimin e lëkurës, falë kompleksit të saj inovativ Tecatinol™ . Ky kompleks i patentuar kombinon centella asiatica dhe retinolin, duke ndihmuar në rigjenerimin e qelizave të lëkurës, reduktimin e linjave të imëta dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Formula është e pasuruar me peptide nga centella asiatica, të cilat stimulojnë sintezën e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më të tonifikuar dhe të fortë. Gjithashtu, ekstraktet e centella csiatica dhe vitaminat veprojnë si antioksidantë, duke mbrojtur lëkurën nga faktorët e jashtëm dhe radikalet e lira. Për të siguruar një hidratim të thellë dhe afatgjatë, ampula përmban ceramide dhe acid hialuronik, të cilët ndihmojnë në mbajtjen e lagështirës, zbutjen e vijave të imëta dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Përveç këtyre përfitimeve, formula ndihmon gjithashtu në trajtimin e akneve dhe reduktimin e njollave post-akne, duke e lënë lëkurën të pastër dhe me një ton më të njëtrajtshëm. Kjo ampulë është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për ato që kërkojnë një trajtim të avancuar për shenjat e moshës, dehidratimin dhe sensitivitetin e lëkurës.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate.
*30ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Tecatinol™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Gly cerin, 1,2-hexanediol, Polyglyce rin-3, Caprylic/Capric Triglyceri de, Cyclohexasiloxane, Hydroxya cetophenone, Calendula Officin alis Flower Oil, Ammonium Acryl oyldimethyltaurate/VP Copolymer, Diphenyl Dimethicone, Triethylhexanoin, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexyl glycerin, Glyceryl Polymethacry late, Polyglyceryl-10 Oleate, Sodium Hyaluronate, Carbomer, Disodium EDTA, Pelargonium Graveolens Flo wer Oil, Tromethamine, Avena Sa tiva (Oat) Kernel Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Polyqua ternium-51, Camellia Sinensis Leaf Water, Ficus Carica (Fig) Fruit Ext ract, Beta-glucan, Eucalyptus Glo bulus Leaf Oil, Inositol, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Cera mide NP, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Collagen, Toco pherol, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Retinol, Dipep tide Diaminobutyroyl Benzyla
mide Diacetate
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

HEIMISH RX AHA BHA Peeling Serum
HEIMISH RX AHA BHA Peeling Serum
HEIMISH RX AHA BHA Peeling Serum është një trajtim intensiv dhe jashtëzakonisht i fuqishëm, i formuluar posaçërisht për ata që kërkojnë rezultate të shpejta dhe efektive në përmirësimin e lëkurës me njolla post akne, melasmë dhe komedone. Me një përqendrim të lartë prej 30% AHA dhe 0.5% BHA, ky serum ofron një eksfolim të dyfishtë: AHA-të (acidi glikolik 21% dhe acidi laktik 9%) veprojnë në sipërfaqen e lëkurës për të hequr qelizat e vdekura, për të zbehur njollat kafe dhe për të përmirësuar tonin, ndërsa BHA-ja (acidi salicilik 0.5%) depërton thellë në pore për të pastruar papastërtitë dhe për të trajtuar e parandaluar aknet që nga rrënjët. Formula është pasuruar gjithashtu me përbërës që hidratojnë dhe qetësojnë lëkurën, si hialuronati i natriumit për hidratim të thellë, niacinamide për njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, si dhe panthenol, allantoin dhe betaine për të forcuar barrierën natyrale dhe për të reduktuar ndjeshmërinë. Tekstura e lehtë, ngjyra e veçantë në të kuqe dhe aroma freskuese e vajrave esencialë të rozmarinës, mentes dhe livandës e kthejnë përdorimin në një përvojë relaksuese dhe të këndshme. I përshtatshëm për përdorim një ose dy herë në muaj, ky serum duhet të aplikohet në mbrëmje mbi lëkurë të pastër.
Kujdes: Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i këtij serumi mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, prandaj rekomandohet aplikimi i një kremi mbrojtës me SPF të lartë, për të shmangur dëmtimet nga rrezet UV dhe për të mbajtur lëkurën të sigurt dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*35ml
Përdorimi
Â
HEIMISH RX AHA BHA Peeling Serum, sugjerohet të përdoret vetëm 1-2 herë në muaj.
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni vetëm 10 minuta dhe më pas shpërlajeni. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
30% AHA, 5% BHA, hialuronatinë natrium niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycolic Acid, Lactic Acid, Sodium Hydroxide, Propanediol, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Salicylic Acid, Dextrin, Monascus Extract, Hydroxyacetophenone, Gardenia Florida Fruit Extract, Niacinamide, Allantoin, Tromethamine, Betaine, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, C12-14 Alketh-12, Hydroxyethylcellulose, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Mentha Arvensis Extract, Disodium EDTA, Cymbopogon Nardus (Citronella) Oil, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Ectoin, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka

CENTELLIAN24+ AHA Aqua Peeling Boosting
CENTELLIAN24+ AHA Aqua Peeling Boosting
CENTELLIAN24+ AHA Aqua Peeling Boosting është një serum eksfoliues kimik, i formuluar me acid glikolik AHA, i cili ofron një trajtim të butë, por efikas për lëkurën. Ky serum ndihmon në pastrimin e lëkurës, duke e bërë atë më të pastër, më të lëmuar dhe më të shëndetshme. AHA, ose acidi alfa-hidroksi, është një përbërës aktiv që vepron në shtresën e jashtme të lëkurës, duke ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura dhe përmirësuar teksturën e saj. Ky përbërës gjithashtu ndihmon në ngadalësimin e shenjave të moshës duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe zvogëluar dukshmërinë e linjave të imta dhe rrudhave. Ky produkt është gjithashtu efektiv në trajtimin e shenjave të akneve dhe pastrimin e poretve të bllokuara, duke lënë pas një pamje më të shëndetshme dhe të rinovuar. Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i këtij serumi mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, prandaj rekomandohet aplikimi i një kremi mbrojtës me SPF të lartë për të shmangur dëmtimet nga rrezet UV dhe për të mbajtur lëkurën të sigurt dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
AHA
Lista e plotë e përbërësve
WATER,GLYCERIN,PROPANEDIOL,BIS-PEG-18 METHYL ETHER DIMETHYL SILANE,METHYLPROPANEDIOL,DIPROPYLENE GLYCOL,GLYCERETH-26,BUTYLENE GLYCOL,NIACINAMIDE,METHYL GLUCETH-20,1,2-HEXANEDIOL,RAFFINOSE,CYCLOHEXASILOXANE,PENTYLENE GLYCOL,TREHALOSE,DIMETHICONE/VINYL DIMETHICONE CROSSPOLYMER,SODIUM DNA,LACTOBACILLUS FERMENT,ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER,CURCUMA LONGA (TURMERIC) ROOT EXTRACT,CERAMIDE NP,TROMETHAMINE,GLYCERYL POLYMETHACRYLATE,DIOSCOREA JAPONICA ROOT EXTRACT,ETHYLHEXYLGLYCERIN,GLYCOSYL TREHALOSE,SODIUM POLYACRYLATE,PVM/MA COPOLYMER,HYDROGENATED LECITHIN,HYDROLYZED COLLAGEN,HYDROGENATED STARCH HYDROLYSATE,XANTHAN GUM,ADENOSINE,THEOBROMA CACAO (COCOA) SEED EXTRACT,DEXTRIN,HYDROLYZED ELASTIN,SUCROSE DISTEARATE,LECITHIN,CARBOMER,POLYQUATERNIUM-51,POLYSORBATE 20,GLYCERYL STEARATE,BHT,CYANOCOBALAMIN,BIOSACCHARIDE GUM-1,TOCOPHEROL,PALMITOYL PENTAPEPTIDE-4,PANAX GINSENG ROOT EXTRACT,CARNOSINE,CALENDULA OFFICINALIS FLOWER OIL,PANAX GINSENG VESICLES,RETINOL
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

MEDICUBE Red Acne Succinic Acid Peel
MEDICUBE Red Acne Succinic Acid Peel
MEDICUBE Red Acne Succinic Acid Peel është një trajtim inovativ i formuluar për lëkurat me tendencë akneike, me sebum të tepërt dhe me teksturë të pabarabartë. Me një përqendrim të lartë prej 21% të kompleksit aktiv “Spirit of Amber”, ky produkt kombinon fuqinë eksfoliuese të acidit succinik (5%), acidit salicilik (5%) dhe acidit laktik (20%), për të pastruar në thellësi poret, për të hequr papastërtitë, qelizat e vdekura dhe për të reduktuar formimin e akneve. Kjo formulë ndihmon gjithashtu në rigjenerimin e qelizave të reja, përmirëson tonin dhe teksturën e lëkurës dhe e lë atë më të lëmuar dhe me pamje më të freskët. Për të balancuar veprimin eksfoliues dhe për të mbrojtur lëkurën nga irritimi, produkti është i pasur me përbërës qetësues dhe rigjenerues si niacinamide, centella asiatica dhe aloe vera, të cilat ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e pastër, më e shëndetshme si edhe më e tërhequr. Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i këtij serumi mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, prandaj rekomandohet aplikimi i një kremi mbrojtës me SPF të lartë për të shmangur dëmtimet nga rrezet UV dhe për të mbajtur lëkurën të sigurt dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni vetëm 1 minutë dhe më pas shpërlajeni. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid succinik (5%), acid salicilik (5%) acid laktik (20%), niacinamide, centella asiatica, aloe vera,
Lista e plotë e përbërësve
Water(Aqua), Methylpropanediol, Alcohol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Urea, Gluconolactone, Glycerin, Salicylic Acid, Diphenyl Dimethicone, Butylene Glycol, Triethylhexanoin, Glycereth-25 PCA Isostearate, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Polyglyceryl-10 Oleate, Hydrogenated Lecithin, Dipropylene Glycol, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Pentylene Glycol, Pinus Densiflora Leaf Extract, Madecassoside, Lactobacillus Ferment , Asiatic Acid, Madecassic Acid, Asiaticoside, Panthenol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Glycolic Acid, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Xylitol, Glucose, Fragrance
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.