-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.


ANUA Peach 77% Niacin Essence Toner
ANUA Peach 77% Niacin Essence Toner
Nëse jeni duke luftuar me aknet aktive, shenjat e lëna pas akneve, hiperpigmentimin, prodhimin e tepërt të sebumit dhe poret e zgjeruara, ANUA Peach 77% Niacin Essence Toner është një zgjedhje e përkryer për rutinën tuaj të përditshme të kujdesit për lëkurën. Ky toner përmban 77% ekstrakt Prunus Persica (pjeshkë), dhe i jep lëkurës një shkëlqim dhe një ndjesi të butë e të freskët që zgjat. Përbërës të tjerë të rëndësishëm si panthenol dhe keramide ofrojnë hidratim intensiv dhe forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke parandaluar humbjen e lagështisë. Ndërsa, kompleksi Peach Melting Peel™️ ndihmon në eksfolimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke përmirësuar teksturën dhe tonalitetin e saj. Nga ana tjetër, formulimi i këtij toneri me alpha-arbutin, niacinamide dhe vitaminë C mundëson tkurrjen e madhësisë së poreve, trajtimin e hiperpimentimit post-akne, si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit dhe vetëshërimin e lëkurës. Ky toner ka konsistencë të lehtë dhe është i përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme dhe mikse.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*250ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
7% ekstrakt Prunus Persica (pjeshkë), Peach Melting Peel™️, alpha-arbutin, niacinamide, vitaminë C, panthenol, keramide
Lista e plotë e përbërësve
Prunus Persica (Peach) Fruit Extract (77%), 2,3-Butanediol, Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus Ferment, Methylpropanediol, Streptococcus Thermophilus Ferment, Pyrus Malus (Apple) Juice, Bifida Ferment Lysate, Bacillus Ferment, Phellinus Linteus Extract, Xylose, Galactomyces Ferment Filtrate, Alpha-Arbutin, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Vegetable Protein, Polyglyceryl-10 Laurate, Propanediol, Squalane, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylic/Capric Triglyceride, Diphenyl Dimethicone, Triethylhexanoin, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Stearate, Adenosine, Hydrogenated Lecithin, Dipotassium Glycyrrhizate, Tromethamine, Sodium Polyacrylate, Panthenol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Ceramide NP, Allantoin, Cyanocobalamin, Polyglutamic Acid, Sodium Stearoyl Glutamate, Tocopherol, Ascorbyl Glucoside, Betaine Salicylate, Ascorbic Acid, Maltodextrin, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Histidine, Cysteine, Methionine, Xanthan Gum, Fragrance
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.


ANUA Cotton Pad For Toner
ANUA Cotton Pad For Toner
Tamponët ANUA Cotton Pad For Toner ofrojnë një përvojë unike për kujdesin e lëkurës, me një formulim shumë special dhe të veçantë. Të dallueshëm nga të tjerët, këta tamponë janë krijuar për të mos përthithur esencën e produktit, veçanërisht ANUA Heartleaf 77% Soothing Toner, por për ta shpërndarë në mënyrë të barabartë çdo pikë të tonerit në lëkurë. Me këta tamponë, do të përfitoni hidratim të plotë duke përdorur vetëm gjysmën e sasisë së zakonshme të produktit. Po ashtu, mund t’i përdorni edhe me ujë micellar për një pastrim të butë dhe efektiv. Pra, jo vetëm që janë jashtëzakonisht efektivë, por gjithashtu edhe një zgjidhje tepër ekonomike!
*60 copë
Përdorimi
1. Mund t'i njomni me esencën ose tonerin e rutinës tuaj duke i aplikuar si maskë "Sheet Mask".
2. Teksa përhapni tonerin ose esencën në lëkurë.
3. Nëse dëshironi të pastroni lëkurën me ujë micellar.
Përbërësit
pëlhurë prej fije artificiale të përzier
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
Related blog posts

PRODUKTET NEOGEN QË DUHET PATJETËR TË KENI NË RUTINËN TUAJ

SI TË KUJDESEMI PËR FLOKËT GJATË VERËS?

CILAT PRODUKTE NEVOJITEN GJATË PUSHIMEVE VERORE?
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE