VT COSMETICS Reedle Shot EX Vitamin Modeling Pack

400.00 ALL 300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 29 dhe Prill 30.

VT COSMETICS Reedle Shot EX Vitamin Modeling Pack përfaqëson një revolucion në kujdesin e lëkurës, duke ofruar një përvojë të avancuar dhe të sofistikuar në krahasim me maskat tradicionale “sheet mask”. Ky produkt inovativ është zgjedhja e preferuar e dermatologëve, duke vendosur një standard të ri në trajtimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës. Formuluar me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Nga ana tjetër formulimi me Vitaminë c  synon në mënyrë të drejtpërdrejtë reduktimin e shenjave të akneve, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet gjithashtu për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe zvogëlojnë dëmtimet qelizore të shkaktuara nga faktorë të jashtëm. Njëkohësisht, ajo nxit prodhimin e kolagjenit për të minimizuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të parandaluar formimin e vijave të imëta. Nga ana tjetër, formulimi me ekzosome qumështi për të ushqyer lëkurën dhe për të ndihmuar në  riparimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë me tendencë hiperpigmentimi.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*25gr

Shpërndani