VT COSMETICS Cica Collagen Eye Cream

2,800.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi

VT COSMETICS Cica Collagen Eye Cream është produkti më i ri dhe i veçantë i koleksionit “Koral Secrets” nga marka VT COSMETICS, i krijuar posaçërisht për kujdesin e zonës delikate të syve. Ky krem vjen me një aplikator masazhi me mikro-vibra deri në 12,000 herë në minutë, i cili stimulon qarkullimin, përmirëson përthithjen e kremit dhe ofron një efekt ftohës që redukton fryrjet e syve dhe lodhjen. Formula e tij unike kombinon fuqinë qetësuese dhe rigjeneruese të Centella Asiatica (CICA) me efektin tonifikues të kolagjenit, duke ndihmuar në lëmimin e rrudhave të imëta, forcimin e elasticitetit dhe përmirësimin e konturit të syve. I pasur me kompleksin inovativ CICAHYALON™, ky krem ofron hidratim intensiv dhe afatgjatë, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe e mbron atë nga faktorët e jashtëm që përshpejtojnë plakjen. Me përdorim të rregullt, ky krem redukton rrathët e zinj dhe fryrjet, duke e bërë zonën rreth syve më të lëmuar  dhe me një vitalitet të dukshëm. Tekstura e tij e butë dhe e lehtë përthithet shpejt, pa lënë ndjesi të yndyrshme, duke e bërë ideal për përdorim si në mëngjes, ashtu edhe në mbrëmje. I përshtatshëm për çdo tip lëkure, ky krem është zgjedhja perfekte për këdo që dëshiron të ruajë rininë dhe bukurinë e zonës së syve me kujdes të avancuar dhe efektiv.

*15ml

Përdorimi

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Centella Asiatica (CICA), Kolagjen, Kompleksi CICAHYALON™

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propanediol, Hydrolyzed Collagen, Glycerin, Niacinamide, Hydrogenated Vegetable Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Polydecene, Cetearyl Olivate, Polyacrylate-13, Sorbitan Olivate, Carbomer, Dimethicone, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Caprylyl Methicone, Hydrogenated Polyisobutene, Cetyl Ethylhexanoate, Tromethamine, Hydroxyacetophenone, Butylene Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Agar, C30-45 Alkyl Cetearyl Dimethicone Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Ethylhexyl Palmitate, Caprylyl Glycol, Adenosine, Xanthan Gum, Sorbitan Isostearate, Polyglyceryl-10 Myristate, Disodium EDTA, Fragrance, Eclipta Prostrata Extract, Methylpropanediol, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Ceramide NP, Glycine Soja (Soybean) Phytoplacenta Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Centella Asiatica Extract, Glycosphingolipids, Hydrolyzed Elastin, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Polyglyceryl-10 Stearate, Benzyl Glycol, Sodium Ascorbyl Phosphate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Propolis Extract, Collagen Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassoside, Madecassic Acid, Pyridoxine, Thiamine HCl, Azulene, Biotin, Folic Acid, Hyaluronic Acid, Raspberry Ketone, Cyanocobalamin

Marka 

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

 

 

Reviews

Shpërndani

2,800.00 ALL 2,000.00 ALL