Nëse kërkoni një krem që ofron një hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm, TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Cream është zgjedhja ideale. Ky krem i veçantë përmban formulën inovative 5-D Complex, e përbërë nga pesë lloje të ndryshme të acidit hialuronik që veprojnë në harmoni për të siguruar një lagështi të plotë në çdo shtresë të lëkurës. Kombinimi i molekulave të vogla, të mesme dhe të mëdha e bën të mundur depërtimin e kremit deri në thellësinë e lëkurës, duke siguruar një hidratim afatgjatë. Me përbërës si trehaloza dhe pantenoli, ky krem jo vetëm që ruan nivelet optimale të lagështisë, por gjithashtu qetëson dhe rigjeneron lëkurën, duke lënë një ndjesi të freskët dhe të butë. I pasuruar me Blue Complex HR, një përzierje e gjashtë ekstrakteve botanike, ky krem ushqen dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës, duke i dhënë asaj një shkëlqim natyral dhe vitalitet. Tekstura e tij e plotë, e lehtë për t’u përthithur, e bën këtë krem të përsosur për përdorim të përditshëm dhe një shpëtimtar për lëkurën e thatë dhe të dehidratuar.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*80ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
5-D Complex, trehalozë, pantenol, Blue Complex HR,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Betaine, Allantoin, Panthenol, Portulaca Oleracea Extract, Trehalose, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (100pp), Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, 2,3-Butanediol, Pentylene Glycol, Malachite Extract, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!