TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Cleansing Water është një ujë pastrues inovativ që përdor teknologjinë “micellar” për pastrim të thellë dhe efektiv. Formula e tij me molekula të ulëta të acidit hialuronik vepron si një magnet për të tërhequr papastërtitë, mbetjet e SPF-së dhe makeup-in, duke lënë lëkurën të freskët dhe të pastër. Përmban 8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, që depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës për një hidratim të qëndrueshëm dhe pa ndjesi tërheqjeje. Ky pastrues është ideal për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe sensitive, duke ofruar një ndjesi të butë dhe të freskët pas përdorimit.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*150ml

Në një tampon pambuku, hidhni një sasi të konsiderueshme të larësit dhe masazhojeni fytyrën lehtësisht duke hequr çdo mbetje papastërtie. Përsëriteni procesin derisa ta ndjeni lëkurën plotësisht të pastër. Sipas dëshirës, mund ta shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Glycerin, Sodium Cocoyl Glycinate, Sodium Lauroyl Glutamate, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydroxypropyl Trimonium Hyaluronate Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Panthenol, Allantoin, Trehalose, Tocopherol, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Glyceryl Stearate Se Potassium Benzoate, Sodium Chloride, Polyquaternium-67, Sodium Acetate, 1,2-Hexanediol, Citric Acid, Ethylhexyl Glycerin, Disodium EDTA, Malachite Extract

Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!

TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Cleansing Water

1,300 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI